Si u arritën votat e nevojshme për marrëveshjen e Kodit Zgjedhor

Si u arritën votat e nevojshme për marrëveshjen e Kodit Zgjedhor

12:55, 10/07/2020
A+ Aa A-

Numri i votave pro marrëveshjes së Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore nuk përbën më shqetësim për miratimin e saj. Dje janë siguruar 84 vota pro marrëveshjes së arritur mes PS-së, PDsë e LSI-së në Këshillin Politik.

75 vota janë nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste. Ndërkohë, gazeta “Panorama” mësoi përmes burimeve zyrtare se edhe dy deputetet e ardhura nga listat e PDIU-së, të cilat më herët kanë firmosur edhe te nisma e deputetëve të opozitës parlamentare për ndryshimet kushtetuese, Elena Xhina dhe Reme Lala, nuk do të bëhen pengesë e marrëveshjes.

Kështu, bashkë me dy deputetet e ardhura nga PDIU dhe deputetin e PSDsë, Tom Doshi, numri shkon në 78. Sakaq, përçarja e opozitës parlamentare u pa që në seancën plenare, kur deputetja Fatjona Dhimitri nuk iu bashkua grupit që braktisi sallën. Pasdite, Dhimitri bashkë me Artur Roshin dhe Besnik Troplinin deklaruan publikisht se Reforma Zgjedhore duhet të miratohet pa ndryshuar, sipas marrëveshjes së 5 qershorit, duke e çuar numrin e deputetëve që do votojnë pro marrëveshjes në 81.

Më pas, lista u shtua me Lefter Maliqin, Suzana Topin dhe Gjetan Gjetanin, ishdeputetin e PS-së, i cili pasi u përjashtua nga Grupi i PSsë kaloi te LSI-ja, duke e plotësuar kuorumin e nevojshëm për të miratuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Deputeti, i cili erdhi nga listat e PD-së, Lefter Maliqi, deklaroi dje se përveç 6 deputetëve që deklaruan votën pro marrëveshjes, ka edhe 11 të tjerë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco