Pas pak Meta në Syri TV/ 'Në përballjen e radhës 'sy për sy' me Çim Pekën'

Pas pak Meta në Syri TV/ 'Në përballjen e radhës 'sy për sy' me Çim Pekën'

19:15, 29/06/2020
A+ Aa A-

Presidenti i Republikës, Ilir Meta do të jetë i ftuari i gazetarit Çim Peka në "Çim Peka LIVE".

Aktakuza ndaj Thaçit, situata kaotike në Kosovë, bisedimet me qeveri të varur prej serbëve. 15 kushtet e BE që nuk i njeh Rama dhe qëndrimi i Presidentit. Venecia me Presidentin, do të jenë disa prej temave për të cilat do të flasë presidenti.

Postimi i plotë:

"Të dashur miq,

Sikundër është bërë tashmë traditë, unë çdo premte i ftoj të gjithë gazetarët të vijnë në konferencat e mia për mediat e të më bëjnë çdo pyetje që ata duan. Çim Peka nuk ka ardhur asnjëherë. Por ky qëndrim i tij nuk më pengoi aspak t'i përgjigjem pozitivisht ftesës së tij për t'iu përgjigjur të gjitha pyetjeve që nuk ka mundur dot të më bëjë.

Ndaj sipas mundësive, ju ftoj sonte në ora 20:45 të më ndiqni live në Syri TV, në përballjen e radhës "sy për sy" me Çim Pekën.

Deri në takimin tonë, ju uroj të gjithëve një mbrëmje të këndshme".

"Çim Peka LIVE" nis në ora 20:45 dhe transmetohet në Syri TV dhe livestream në Syri.net. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco