Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Akt-akuza ndaj Thaçit e Veselit/ Abazi: E paralajmëruam presidentin; Gjini: Ka diçka përtej saj...

Akt-akuza ndaj Thaçit e Veselit/ Abazi: E paralajmëruam presidentin; Gjini: Ka diçka përtej saj...

20:59, 25/06/2020
A+ Aa A-

Të ftuar në "Çim Peka LIVE" në SYRI TV, ish zv.kryeministri i Kosovës Haki Abazi dhe kreu i komunës së Gjakovës dhe nënkryetari i AAK, Ardjan Gjini kanë komentuar zhvillimet e fundit në Kosovë pas publikimit të akt-akuzave për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.

Sipas Abazit, Gjykata Speciale u votua në Kuvend me këmbënguljen e vetë Thaçit dhe Veselit, ndërsa akuzoi se kjo e fundit merret vetëm me shqiptarët, ndërsa amniston kriminelët serbë.

Abazi shtoi se e kishin paralajmëruar Thaçin të mos futej në këto lojëra.

"Në dinamikjën e takimit të paraparë në 27 qershor do të konsiderohej i habitshëm për takimin. Por një gjykatë që është miratuar nga kuvendi i Kosovës dhe nga vetë zoti Thaçi e Kadri Veseli, sepse dua tju kujtoj se në qershor 2015 dështoi të kalojë si nismë për amendamentin 24 të Kushtetutës. Pas dështimit me nismën e vetë Thaçit u rikthye në gusht dhe u kalua dhe u krijuar dhomat e specializuara.

Kjo gjykatë do të prodhonte një gjë që tashmë është në një fazë tjetër. Ajo që duhet thënë se, befasia është në lidhje me takimin e së shtunës dhe asesi me atë që do të bënte një gjykatë e cila ka qenë e papranueshme për VV dhe që është ngritur për të ndjekur vetëm shqiptarë. Ndërsa kriminelët serbë janë amnistuar dhe tashmë janë pjesë e institucioneve të Kosovës", tha Abazi.

Për Gjinin, publikimi i akt-akuzës ishte një befasi, ndërsa shtoi se nuk është aspak koecidencë.

"Mund të them se, momentumi, koha në të cilën është publikuar akt-akuza, ka qenë një befasi e madhe. Pak njerëz nuk e kuptojnë se ka diçka për tej për kohën kur është ngritur. Ka qenë e pritshme që do të ketë akt-akuza të tilla pasi flasim për një doc të Këshillit të Europës. Kuvbendi e ka patur goxha të vështirë për të mos e aprovuar në vitin 2015.

Për mua ka qenë një befasi e madhe. Këto çështje janë shumë të rëndësishme dhe me peshë dhe vështirë se është një koecidencë", tha Gjini. /a.r, Syri.net

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco