Rama në fushatë: Nga `Tuneli` në 3D, te përrallat me gjyshin pilot garash

Rama në fushatë: Nga `Tuneli` në 3D, te përrallat me gjyshin pilot garash

13:11, 19/06/2020
A+ Aa A-

Edi Rama prej disa ditësh ka nisur fushatën elektorale me një strategji, e cila tenton t'i trajtojë shqiptarët si njerëz që vuajnë nga amnezia (humbja e kujtesës) kolektive.

Kështu në të gjitha daljet e tij ai flet sikur gjatë këtyre 7-8 viteve nuk ka qenë fare kryeministër i vendit, por sapo ka ardhur nga ndonjë planet tjetër dhe lëshon `premtime madhore` në këmbim të votës në zgjedhjet e vitit 2021.

Edhe këtë të premte gjatë prezantimit të projektit për tunelin e Llogarasë, ai ka folur njësoj si në fushatën elektorale të vitit 2013, për ‘rrugë të lëna rrugëve’ nga qeveritë e Berishës.

Të gjithë i ka habitur guximi i Ramës kur krahasohet me Berishën veçanërisht kur flet për projekte në infrastrukturë, pasi gjatë dy mandateve njësoj si këtë të premte me ‘Tunelin e Llogarasë’, iu ka dhënë shqiptarëve vetëm autostrada e aeroporte virtual në 3D.

Rrugët janë diçka që shihen e preken nga qytetarët dhe tashmë kushdo e di, që pikërisht në këtë drejtim dështimi i dy qeverive Rama ka qenë spektakolar. Jo vetëm që nuk nisi asnjë projekt të ri, por me shumë mundim mbylli edhe ato që i kishte gati, si Tiranë-Elbasan apo Bypass-i i Fierit.

Duke kuptuar se ligjërimi kundër qeverive paraardhëse të cilat paskan lënë Shqipërinë me ‘rrugë rrugëve’, ishte jo vetëm i pabesueshëm, por edhe bajat për këdo që e dëgjonte, Rama, iu kthye asaj që di të bëjë më mirë: Historive apo fantazive me gjyshin e tij, i cili tani na del edhe si pilot garash me makina në kthesat e Llogarasë.

‘Në rrëpirën e Llogarasë gjyshi im fitonte gara me makina me shoferët e konsullatave, por ajo është rrëpirë për shoferë që duhet të provojnë sa të gjatë e kanë jetën, jo për turistë që vijnë për tu qetësuar dhe ushqyer me energji pozitive veten dhe jetën e tyre’, tregoi Rama pas projektit 3D, edhe ‘heroizmat’ e gjyshin e tij.

Kuptohet se përveç strategjisë për të përçarë opozitën dhe mos lejimit të koalicioneve parazgjedhore, Edi Rama, edhe në këto zgjedhje ka vendosur që t'i trullosë shqiptarët me `Vepra 3D` dhe përralla si kjo e gjyshit pilot garash.

Sepse i vetmi bilanc që ka në 8 vite qeverisje është: shndërrimi i vendit në qendër botërore të krimit të organizuar dhe drogës, ikjen e rreth 500 mijë shqiptarëve jashtë vendit dhe vënien e shtetit dhe pasurive të tij, në dispozicion të një grushti ‘biznesmenësh’ dhe mafies vendase e ndërkombëtare.

Kur borxhi është mal, buxheti gropë dhe ekonomia humnerë, tani Rama shet edhe rrugë e aeroporte në 3D!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

maqo pushti19/06/2020 13:36

po pse re gjyshi ketij kry.k e fitoj garen e pare ne formula una qe u zhvillua ne monza qe se dija une ? e po thone pastaj qe ne jemi popul koti ,po gjyshi Tao Taos ne cfar gare ka marre pjese?

Shto koment

Denonco