Rindërtimi i banesave/ Ahmetaj: U tërhoq tenderi sepse u zgjeruan muret e shtëpive

Rindërtimi i banesave/ Ahmetaj: U tërhoq tenderi sepse u zgjeruan muret e shtëpive

22:20, 15/06/2020
A+ Aa A-

I ftuar në "Çim Peka LIVE", në Syri TV, ministri i shtetit për rindërtim foli edhe sa i përket ndërtimit të banesave të dëmtuara nga tërmeti i tmerrshëm i 26 nëntorit.

Sipas tij, në total parashikohen të ndërtohem mbi 10 mijë njësi banimi, mes të cilave 3400 banesa individuale.

"3400 banesa individuale janë në vazhdim të vlerësimit. Një model, 1+1, 2+1 dhe 3+1, kushton nga 17 në 25 mijë euro. Në kombinim do të shkojnë mbi 110 banesa", tha Ahmetaj.

Në këtë ndërhyri moderatori i emisionit Çim Peka, i cili u shpreh tenderi për rindërtimin u pezullua për shkak se, projekti i çative të shtëpive do të ishte me llamarinë duke e sfiduar edhe publikisht të ministrin e Rindërtimit.

Por Ahmetaj dha një tjetër version: "U tërhoq tenderi sepse u zgjerua muri i shtëpisë". 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shtetrrumpalle 15/06/2020 22:41

Jepi plako, sa me shume te zgjerohet muri aq me shume tulla prokurohen e aq me shume fryhet thesi per ty.

Shto koment

Denonco