Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Skandali me kolonën e Nimfeut/ Ceka për Syri TV: Ky park na ka sjellë dy skandale. Ministria të përgjigjet

Skandali me kolonën e Nimfeut/ Ceka për Syri TV: Ky park na ka sjellë dy skandale. Ministria të përgjigjet

22:26, 14/06/2020
A+ Aa A-

Pak ditë më parë u denoncua prishja e kolonës së Nimfuet në Parkun Arkelogjik të Apollonisë, një momunemt unik i shekullit të III, p.e.s.

Por teksa institucionet shtetërore heshtën, madje ka patur akuza se kanë tentuar edhe fshehjen e ngjarjes, ndër të paktët që ngritën zëri ishte edhe historiani dhe arkeologu Neritan Ceka.

Profesori ditën e sotme ka dhënë një intervistë për Syri TV ku ka shprehur irritimin e tij me Ministrinë e Kulturës dhe ministren Elvi Margariti.

Ceka foli edhe për deklaratën e Vittorio Sgarbi i cili thoshte se Bylis ka qenë një qytet grek dhe jo ilir.

"Kjo është vetëm masa e ajsbergut në organizimin e Ministrisë së Kulturës në fushën e trashëgimisë kulturore. Dhe ky park na ka sjellë dy skandale, jo një: ky është Parku i Apollonisë dhe Bylis. Jo më shumë se 10 ditë përpara ishte ky park që në sajtin e tij zyrtar, i Ministrisë së Kulturës, i zonjës Margariti, sepse këta varet direkt nga zonja Margariti, sistemi që ka krijuar zonja Margariti dhe paraardhësit e saj, parket arkelogjike varet direkt nga ministri. Ky është i vetmi sistem primitiv, anadollak, që ekziston në vendin tonë, ka agjensitë varen direkt nga ministri. 

Përveç se bëri skandalin e Sgarbit dhe nuk e korrigjoi. Pra, nuk doli, nuk kishte njeri. Nuk po them ministrja, por dikush nga ministria, vetë kjo zonja që drejton parkun arkelogjik, që është edhe autore e skandalit të dytë, duhet të dilte dhe të kërkonte ndjesë publike, të shfajësonte Sgarbin, një mik që bën një gabim kulturor dhe jo me qëllim politik, sepse ishte mik i qeverisë, i zonjës Margariti në fund të fundit", u shpreh Ceka.

Sipas Cekës, ministrja Margariti duhet të japë llogari se, si ka mundësi që paguan një kompani private që duhet të kontrollojë të gjithë territorin nuk ka një sistem kamerash, të cilit sot e ka çdo lokal.

Intervista e plotë dhënë gazetares Egla Xhemali:

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco