Deputetët e emëruar si opozitë në Kuvend, propozojnë projektin e Ramës

Deputetët e emëruar si opozitë në Kuvend, propozojnë projektin e Ramës

14:24, 12/06/2020
A+ Aa A-

Nënkryetari i PD-së Edi Paloka ka deklaruar ditën e sotme se deputetët e emëruar si opozitë në parlament, e kanë nxjerrë kokën sot.

Me disa propozime, opozita e emëruar kërkon që të ndalohen koalicionet parazgjedhore në Shqipëri.

Reagimi i plotë i Edi Palokës:

E nxorën kokën më në fund! Nuk kanë hallin e listave të hapura, por merakun e projektit të Edi Ramës për të ndaluar koalicionet parazgjedhore.

I mbetur vetëm, Edi Rama po përdor patericat e Ballaopozitës në Kuvend me qëllim që të ndalojë me ligj koalicionet parazgjedhore. Ky ka qenë projekti i tij që në nisje të debatit për sistemin zgjedhor.

Sa më fort bërtasin për lista të hapura pa koalicione, aq më shumë shfaqen në sytë e opinionit publik, si konkubina dhe shërbëtorë të regjimit kriminal të Edi Ramës, që po mundohen të mbajnë në këmbë një kufomë politike.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Xufe12/06/2020 14:46

Dihej ajo punë që e ashtuquajtura opozitë parlamentare ose ballaopozitë në sherbim të Ramës është që kur nuk dorëzuan mandatet ose ata që i morën janë sherbëtorë të Ramës dhe të tillë do mbeten deri në fund. Ato në nuk mundi të arrijë Rama me ambasadorët dhe opozitën reale që është jashtë parlamentit po mundohet të arrijë me këta ballaopozitë që ja kanë dhënë votën sa herë janë votuar ligje deri në 90 e ca vota në sherbim të Ramës dhe nuk siguroka tani 82 ,kjo është një tallje e madhe e Ramës se gjoja këta nuk votojnë marrveshjen,nuk e votojnë sepse kështu i ka urdhëruar Rama,kjo tani është mëse e qartë për të gjithë shqiptarët.Pseudoopozita

Emigranti12/06/2020 14:46

Kuptohet qe pseudo deputetet e te ashtequajtures opozit parlamentare, qe vetem opozitar nuk jan keto gjera dote propozonin, po mjer shqiptaret ne doren u kujt kan ren

Shto koment

Denonco