Marrëveshja mazhorancë-opozitë/ Kryemadhi: Rezultat pozitiv, duhet implementuar pa humbur kohë

Marrëveshja mazhorancë-opozitë/ Kryemadhi: Rezultat pozitiv, duhet implementuar pa humbur kohë

21:48, 05/06/2020
A+ Aa A-

Pas arritjes së marrëveshjes për reformën zgjedhore mes Mazhorancës dhe Opozitës, reagon edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.

Përmes një reagimi në Facebook, Kryemadhi shprehet se, rezultati i sotëm në Këshillin Politik, i arritur dhe me kontributin e partnerëve ndërkombëtar është pozitiv dhe duhet implementuar pa humbur kohë, me integritet, ashtu siç e kërkon dhe kushti i radhës i BE, ashtu siç e meritojnë qytetarët shqiptarë.

Reagimi i plotë:

Rezultati i sotëm në Këshillin Politik, i arritur dhe me kontributin e partnerëve ndërkombëtar është pozitiv dhe duhet implementuar pa humbur kohë, me integritet, ashtu siç e kërkon dhe kushti i radhës i BE, ashtu siç e meritojnë qytetarët shqiptarë. Reformat bëhen pikësëpari për njerëzit, të cilët presin ndryshimin dhe mundësinë e shprehjes së vullnetit të tyre lirisht në zgjedhje. Pa zgjedhje të lira dhe të ndershme s'ka demokraci dhe pa demokraci s'ka ekonomi e mirëqenie për shqiptarët.

LSI dhe Opozita e Bashkuar është e vendosur për realizim me sukses të angazhimeve të marra para popullit shqiptar përsa i përket forcimit e përmirësimit të themeleve të demokracisë në vendin tonë, si dhe përshpejtimit të rrugës së integrimit europian të Shqipërisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco