Ja si e shikojnë analistët te ‘Çim Peka Live’ deklaratën e Yuri Kim ndaj Bashës

Ja si e shikojnë analistët te ‘Çim Peka Live’ deklaratën e Yuri Kim ndaj Bashës

22:10, 04/06/2020
A+ Aa A-

Të pyetur në ‘Çim Peka Live’ lidhur mbi deklaratën e ambasadores amerikane drejtuar kreut të PD-së, Lulzim Basha, menjëherë pas marrvëshjes për reformën zgjedhore, analistët në studio kanë komentuar nëse kjo deklaratë ishte joshje apo kërcënim.  

Ilirian Celibashi nuk e ka cilësuar si kërcënim deklratën e ambasadores amerikane drejtuar Bashës.

‘Si një njeri që kam një lloj aktiviteti public, për çvështje të ndryshme të interest public, unë e them me bindje jashtë çdo kompromisi, se ajo që tha ambasadorja amerikane në asnjë rast nuk e shikoj si një kërcënim, aq më shumë ndaj z. Basha si lider i opozitës.

Mund të ketë një koncentrim të gjatë të gjatë të opinionit të saj pas një seri diskutimesh dhe negociatash.

Kam përshtypjen që ishte e drejtëpërdrejtë në atë që tha, që do të thotë kemi arritur këtu ku kemi arritur, njëra palë ka dhënë konsensusin e saj dhe presim palën tjetër.’

Ndërsa analisti Andi Bejtja e ka cilësuar deklaratën e ambasadores amerikane, as joshje as kërcënim.  

‘ Nuk mendoj që fati politik i çdo lideri politik varët nga një deklaratë e tillë. E marr siç tha Iliriani, që këta duan të mbarojnë punë shpejt e shpejt.

Në harkun e 30 viteve, jemi një popull me fat të çuditshëm, që na kanë hedhur edhe nga bukë me helicopter, siç ka qenë rasti i misionit ‘Pelikan’.

Janë shqiptarët ata që duhet të vendosin nëse ka gabuar Luli ose jo.’

Ndërsa analisti Enton Abilekaj, ka kritikuar qasjen e ambasadës amerikane në këtë process.

‘Ambasada Amerikane nuk duhet ta kishte marrë përsipër një process të tillë. Palët u ulën si në kushtet e Bundestagut.

Këtu duhet ta merrte përsipër ambasada gjermane dhe BE.

Aty nuk mund të ishte ambasadori britanik, I një vendi si Britania që ka dalë nga BE.

Nuk mund të quhet një marrëveshje e bërë pa konsensusin e opozitës.

Ambasadorja amerikane doli dhe tha kemi arritur një marrëveshje, ndërkohë që aty nuk ishin përfaqësuesit e opozitës.’

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

QYTETARI dt 21 qershor 2020 21/06/2020 18:13

Po mo Balo Bna, ke një të drejtë morale sot të kërkosh të largohet Lul Basha nga politika mbas gafës së pafalshme të largimit nga Parlamenti apo mos hyrjes në zgjedhjet vendore. Po mirë po kush do ta zëvëndësonte???? Do të "fërkonin barkun " Jozefina me kompani me karta të djegura të PD si znj. Bregu z. Topi, z.Patozi e të tjerë.. politikë thyerës të programit të PD..

Balo Bna04/06/2020 23:52

"Miku im Lulli Basha"...duhet t'i bëjë një nder vendit të vet sot... Të nderojë popullin,vendin ,PD dhe veten... Të largohet nga politika!

Shto koment

Denonco