Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Reforma Zgjedhore/ Peka: Duke takuar Yuri Kim, Basha takon Ramën

Reforma Zgjedhore/ Peka: Duke takuar Yuri Kim, Basha takon Ramën

19:49, 02/06/2020
A+ Aa A-

Në një intervistë për gazetaren Juli Krisafi në “Ora 19”, gazetari dhe moderator i “Çim Peka LIVE” në Syri TV, Çim Peka ka komentuar atë çfarë ndodh në politikën shqiptare lidhur me negociatat për Reformën Zgjedhore.

Sipas Pekës, një takim Rama-Basha, i kërkuar në publik edhe nga vetë kryeministri, është i panevojshëm.

Por teksa të gjithë presin konferencën e paralajmëruar për shtyp të ambasadores Yuri Kim, Peka u shpreh se, duke takuar ambasadores amerikane Basha realisht takon kryeministrin Rama pasi sipas tij, Kim përfaqëson kreun e mazhorancës. 

Pse sa herë para zgjedhjeve Rama kërkon një takim me Bashën?

"Sepse takimi i 2017-ës i ka lënë shije të mirë. E nxorri fitues zotin Rama kur në fakt nuk ishte mazhorancë përballë të gjitha partive të opozitës. Zoti Rama duket qartë që prej kohësh po kërkon një takim me zotin Basha për të vetmen arsye, me idenë e kompleksit dhe lënien e përshtypjes se vazhdon të jetë në pazar, ose me zotin Basha, ose me zotin Meta. Rama i ka shifrat përballë. Asnjë matematikë nuk e nxjerr fitues përballë opozitës së bashkuar. Kur them nuk e nxjerr fitues, e nxjerr me diferencë shumë të madhe. Politikan i ndërtuar mbi media dhe mbi sondazhe", tha gazetari.

Image

Sipas Pekës, "Rama është një kalë i ngordhur që ka për qëllim vetëm të përçajë opozitën”.

Gazetari shtoi se, opozita nuk ka shtuar kushte të reja, pasi ato janë kërkesa që janë bërë prej kohësh tashmë. Ndërsa vuri theksin tek një prej pikave të propozimeve të opozitës.

"Rama duhet të ofrojë identifikimin biometrik", tha Peka. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco