Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Gjiknuri: Ndryshimi i sistemit diskutohet në një fazë tjetër. Ja ku ndahemi me opozitën

Gjiknuri: Ndryshimi i sistemit diskutohet në një fazë tjetër. Ja ku ndahemi me opozitën

21:29, 30/05/2020
A+ Aa A-

Përfaqësuesi i mazhorancës në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri, pas mbylljes së takimit që zgjati rreth 4 orë, tha se teknologjia ne zgjedhje dhe depolitizimi i administratës na ndajnë, por shpreson që këto të mos bëhen sebepe për të hedhur në erë reformën.

Sipas tij, nryshimi i sistemit diskutohet në një fazë të dytë.

"U ra dakord që sistemi të trajtohet në fazën e dytë të reformës zgjedhore, se pas mbarimit të kësaj faze me konsensus të gjitha rekomandimeve të OSBE/ODIHR të përfundojë. Faza e dytë do të ketë reformim e partive politike dhe ligjin për referendume.  Janë dy propozime që na ndajnë teknologjia në zgjedhje 100 dhe reformimi i administratës  zgjedhore. Për sa i përket teknologjisë vullneti ka qenë i qartë që ta aplikojmë ashtu edhe në çështjen e  votimit elektronik, por përtej dëshirës iu drejtuam zyrtarisht ODIR që na tha se sistemi duhet aplikuar gradualisht jo më shumë se 10 % ne po e çojmë edhe më shumë dhe zonat ti zgjedh PD. Le ti drejtohemi ODIR së bashku dhe po na ktheu përgjigje pozitive po e marrim këtë risk, por jo nesër të thotë se dështoi sistemi duke vënë në rrezik zgjedhjet, kjo nuk është zgjidhur pavarësisht dëshirës. Në do adresojmë çdo gjë që është e zgjidhshme edhe e ligjshme. Edhe administrata jo politike duke ofruar kompromisin tonë duke ofruar hapjen e çdo kutie pas rezultati zgjedhor. këtë se ka pasur askush. pranuam përfshirjen e monitorimit me kamera në çdo qendër votimi, nëse ka pretendime për shkelje votimi, kemi pranuar reduktim të financimit nga privatit. Shpresoj që këto të mos jenë sebepe për të mos e hedhur në erë këtë reformë, por duam të gjejmë  rregulla zgjedhore të përbashkëta, por nuk duam të mbahemi peng" tha Gjiknuri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari30/05/2020 21:48

FAZA E PARA, BAZAMENTI, THEMELI DHE MURET E REFORMES ZGJEDHORE ESHTE NDRYSHIMI I SISTEMIT AKTUAL ZGJEDHOR. PO NUK NDRYSHOI SISTEMI AKTUAL ZGJEDHOR TE GJITHA JANE ZERO, PEHLIVANLLEQE POLITIKE DHE PERJETESIM PUSHTETI! I VETMI SISTEM ZGJEDHOR QE E CLIRON SHQIPERINE NGA KTHETRAT E POLITIKANE VE MAFIOZE, KRIMINELE DHE TE KORRUPTUAR, ESHTE SISTEMI ZGJEDHOR PROPORCIONAL KOMBETAR ME LISTA TE HAPURA!!! KETE E DI DHE E KUPTON EDHE ME IDIOTI NE SHQIPERI!!! NESE KETA NUK E BEJNE JANE KRIMINELE DHE MASKARENJ!!! RUDINA HAJDARI KA SHUME TE DREJTE: RAMA DHE BASHA KANE RENE DAKORD PER TE MOS E NDRYSHUAR SISTEMIN ZGJEDHOR!!! NESE BASHA NUK KERKON KETE NDRYSHIM TE SISTEMIT, KOT QE BREDH DHE PELLET ME DY GISHTA PERPJETE FSHAT ME FSHAT DHE QYTET ME QYTET SEPSE NUK E VOTON ASKUSH!!!!

Shto koment

Denonco