Lajmi i fundit

Tjetër skandal/ Edi Ramës i del emri në një tjetër dosje trafikantësh droge, ‘Shqiponja e zezë’

Kreditë/ Berisha: Lojë e Sulltan Salepit të Surrelit me kursimet e qytetarëve

Kreditë/ Berisha: Lojë e Sulltan Salepit të Surrelit me kursimet e qytetarëve

10:37, 30/05/2020
A+ Aa A-

"Që nga fillimi i pandemisë së Covid-19, në mënyrë të përsëritur por totalisht antikushtetuese, Sulltan Xhahili i Surrelit ka lëshuar urdhra verbal dhe me Fb, të cilat kërcënojnë në themel veprimtarinë e sistemit bankar në Shqipëri dhe kursimet e qytetarëve shqiptarë."

Nga Sali Berisha 

Kështu, në kushtet e paralizës, me urdhër të bizneseve të vendit, është e drejtë dhe normale të shtyhen dhe riskedulohen pagesat e detyrimeve bankare të bizneseve dhe qytetarëve.

Por kjo nuk mund të bëhet kurrsesi me një Urdhër Ekzekutiv prej xhahili siç veproi Sulltan Salep Surreli.

Kjo bëhet vetëm duke përllogaritur dhe subvencionuar qindarkë për qindarkë, humbjet që pësojnë bankat nga kjo shtyrje e pagesave të kredive që kanë dhënë. Përndryshe kjo do të rrezikonte në mënyrën më serioze bankat dhe së bashku me to kursimet e qytetareve.

Ndaj dhe kërkesa për shtyrjen e pagesave të radhës është e drejtë dhe e domosdoshme. Por ajo mund të bëhet vetëm duke subvencionuar çdo qindarkë humbje që ju shkaktohet bankave nga kjo shtyrje. Përndryshe kjo është një tallje me qytetarët, pasi bankat pa këtë subvencion nuk i shtyjnë dot pagesat e detyrimeve, por kjo është edhe një dëmtim financiar dhe moral për bankat.

Sot janë me mijëra vetë që e marrin të mirëfilltë automatike shtytjen e detyrimeve të tyre bankare dhe nuk shkojnë fare në bankë për riskedulimin e pagesës.

Përveç kësaj, një kërkesë e tille politike pavarësisht se nuk mund zbatohet nga bankat i dëmton seriozisht ato në moral dhe besueshmëri, sepse dhunon autonominë e sistemit bankar të garantuar me Kushtetutë dhe kërcënon kështu një nga arritjet me madhore tridhjetëvjeçare të ekonomisë kapitaliste shqiptare, sistemin bankar privat stabël.

Lexoni këtu më poshtë denoncimin e bankierit dixhital!

Përshëndetje z. Berisha,

Jam një punonjës banke. Kemi kaluar një periudhë të vështirë dhe shumë stresuese ne si punonjës banke në lidhje me procesin e shtyrjes së kredive, nisur nga deklaratat e rreme, të papërgjegjshme dhe te pasqaruara mire ne media (dhe rrjete sociale) nga kryeministri Edi Rama dhe Arben Ahmetaj, pasi po gënjejnë njerëzit për të fituar popullaritet, ndërkohë që nuk u thonë të vërtetën që:

1) Shtyrja e kredive nuk bëhet në mënyrë automatike, por vetëm me dakortësimin e bankës, pasi janë shumë klientë të cilët nuk vijnë për të firmosur planin e ri të pagesave, duke u shprehur që janë shtyrë në mënyrë automatike për të gjithë nga Kryeministri.

2) Këstet iu shtyhen vetëm bizneseve, të cilat janë prekur drejtpërsëdrejti nga situata e COVID-19 (pasi kërkojnë shtyrje edhe bizneset të cilat nuk janë impaktuar nga COVID-19, si markete, furra buke, etj. dhe indinjohen kur informohen që nuk mund t’ju shtyhet kredia) dhe më e rëndësishmja:

3) Klientëve iu falen vetëm kamatvonesat (penalitetet) dhe komisioni për ndryshimin e kontratës, ndërsa interesat për periudhen e shtyrë shtohen në grafikun e ri (d.m.th. rritet kostoja nga ajo që e kanë patur në kontratën ekzistuese).

E ngre këtë shqetësim pasi udhëzimet që kanë të gjitha bankat dhe institucionet financiare dhe ajo që aplikojnë (dhe kanë aplikuar për të gjitha kreditë) është në të tillë mënyrë "me aplikim interesash për periudhën e shtyrë".
E ka pyetur Blendi Fevziu, Guvernatorin, në një emision tek Opinion, që "a iu shtohet interesi klientëve? ndërsa ai e ka devijuar pyetjen në "nuk aplikohen penalitete (kamatvonesa).

D.m.th bëri një lojë me termat në përgjigjen që dha, pasi janë të ndryshme termat në kontratë "kamatvonesa, interes, principal, komisione".
E vërteta është se bankat dhe institucionet financiare NUK falin interesat për periudhën e shtyrë (pasi është humbje për to), vetëm nëse interesat që aplikohen do t’ua rimbursonte shteti.

Marr shkas nga publikimi i ri që bëri Edi Rama sot, pasi gjatë periudhës që kaloi kemi pasur shumë stres, ngarkesë dhe debate me klientët, nisur nga udhëzimet që japin dhe ajo që deklarojnë në media, duke dezinformuar publikun.

Menduam që e kaluam këtë periudhë të vështirë meqë shtyrja e parë ishte deri më 31 maj 2020 e kur morëm vesh që do të shtyhen edhe 3 muaj të tjerë, na ra si bombë, duke imagjinuar se çdo heqim duke sqaruar klientët për të vërtetën që aplikohet nga të gjitha bankat.

Faleminderit paraprakisht nëse e publikoni!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco