Reforma Zgjedhore/ Mediu: Opozita dakord për ndryshimin e sistemit. Nuk e do Rama

Reforma Zgjedhore/ Mediu: Opozita dakord për ndryshimin e sistemit. Nuk e do Rama

18:28, 29/05/2020
A+ Aa A-

Në një intervistë me Skype për "Edicionin e Pasdites" në Syri TV, kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka komentuar zhvillimet e fundit në vend, tryezat e Këshillit Politik dhe Reformën Zgjedhore.

Mediu u shpreh se opozita e bashkuar ka rënë dakord për ndryshimin e sistemit zgjedhor, por është vetë kryeministri Edi Rama ai që nuk e do një gjë të tillë.

"Kemi qenë dakord për ndryshimin e sistemit, për ti dhënë hapësirë dhe mundësi qytetarëve që të përzgjedhin jo vetëm partitë politike, por edhe kandidatët. Por duket qartësisht që zoti Rama nuk ka interes për këtë çështje. Nuk ka interes për zgjedhje të lira e të ndershme e nuk ka interes që të zhvillohet një fushatë ku individët konkurrojnë dhe jo kryetarët e partive", tha Mediu.

Sipas ish-deputetit, qeveria duhet të marrë në konsideratë kërkesën e opozitës për një qeveri tranzitore. Ai shtoi se, kjo qeveri do të ketë për qëllim zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

"Unë mendoj që mazhoranca duhet të reflektojë thellësisht karshi këtij propozimi pasi nuk është një akt ndëshkimi ndaj mazhorancës. Është bashkëpunimi politik për sot e për 15 vitet e ardhshme. në mënyrë që ne të garantojmë zgjedhje të lira e të ndershme, stabilitet institucional dhe vazhdimësinë e rrugës sonë europiane", u shpreh Fatmir Mediu.

Intervista e plotë për Syri TV:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco