Përhapja e COVID-19, Spahia - Manstirliut: Je përgjegjëse, minimumi për neglizhencë kriminale

Përhapja e COVID-19, Spahia - Manstirliut: Je përgjegjëse, minimumi për neglizhencë kriminale

12:42, 29/05/2020

“23 të infektuar të rinj sot dhe ajo që nuk thuhet është se një vatër infeksioni po zgjerohet në Tiranë, ajo e institucioneve shëndetësore publike. Pas QSUT, janë 2 mjekë që rezultojnë të prekur me Covid në Qendrën Shëndetësore nr.9, të infektuar nga pacientët. Kjo tregon se sa i pambrojtur është personeli shëndetësor në vend, e sa të rrezikuar janë pacientët, që mund të infektohen nga vetë mjekë të prekur nga Covid!!!” shkruan ish deputeti i PD Bardh Spahia në një shenim në facebook.

Referuar vatrave të reja të koronavirust në vend Spahia shton duke ju drejtura Ministres së Shendetësisë se “sipas ndryshimeve që vetë ke propozuar në kodin penal, je përgjegjëse për përhapjen e virusit, minimumi për neglizhencë kriminale!”.

Ja postimi i plotë:

A DO ZBATOHET KODI PENAL PER MINISTREN E SHENDETESISE?

23 të infektuar të rinj sot dhe ajo që nuk thuhet është se një vatër infeksioni po zgjerohet në Tiranë, ajo e institucioneve shëndetësore publike. Pas QSUT, janë 2 mjekë që rezultojnë të prekur me Covid në Qendrën Shëndetësore nr.9, të infektuar nga pacientët. Kjo tregon se sa i pambrojtur është personeli shëndetësor në vend, e sa të rrezikuar janë pacientët, që mund të infektohen nga vetë mjekë të prekur nga Covid!!!

Kjo të paktën sipas shifrave që publikon qeveria! Dhe fajin nuk e kanë qytetarët, por e vetmja përgjegjëse është vetë qeveria. Pas rasteve të fundit në QSUT e tani edhe në Qendrën Shëndetësore nr.9, dukshëm qeveria që ka miratuar masa drastike deri në burgosje për shkelësit e rregullave të distancimit social, nuk e ka çarë kokën për to në institucionet publike të kujdesit shëndetësor!!! Pra rregullat dhe burgu për qytetarët, por jo për vetë ministrinë e shëndetësisë të parën, e cila qëllimshëm apo nga injoranca ka neglizhuar vetë zbatimin e rregullave!

Zonja ministre, çfarë je duke bërë ? Si mund të shndërrohen në vatra infeksioni spitalet apo qendrat shëndetësore ? Si mund të mos zbatosh vetë rregullat, që i vendos për të tjerët ? A nuk i detyron edhe dentistët që të investojnë për të patur supermbrojtje në punën me pacientin(dhe mirë bën), por pse dreqin nuk e bën vetë në institucionet publike ? Sipas ndryshimeve që vetë ke propozuar në kodin penal, je përgjegjëse për përhapjen e virusit, minimumi për neglizhencë kriminale!

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco