Haradinaj: Në qeveri nuk na rikthen Thaçi por thirrja për të marrë përgjegjësitë

Haradinaj: Në qeveri nuk na rikthen Thaçi por thirrja për të marrë përgjegjësitë

20:50, 28/05/2020
A+ Aa A-

Teksa të gjithë presin vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me dekretin e presidentit Hashim Thaçi, kryetari i AAK, Ramush Haradinaj ka komentuar situatën politike në Prishtinë në një intervistë Skype për "Çim Peka LIVE".

I pyetur nga gazetari Çim Peka nëse ndjehet i sikletosur moralisht teksa Thaçi që kishte kundërshtar në zgjedhje po e rikthen në qeveri, Haradinaj u shpreh se, kjo është marrje e përgjegjësisë në një moment të vështirë për Kosovën.

"Është taktika jonë kushtetuese, se si është zbatuar e drejta e fituesit në zgjedhje, është pasuruar me diçka të re ku një parti fiton zgjedhjet por ka humbur shumicën, me mbi 2/3 e parlamentit. Ndaj opsion mbetet shkuarja në zgjedhje ose krijimi i një qeverie të re. Zgjedhja e duhur për Kosovën është dhënia e mundësisë një shumice të re. Nëse i pari nuk krijon shumicën, Kosova do të shkonte në mënyrë të çuditshme në zgjedhje.

Thaçi nuk ka ka rikthyer në pushtet. Në pushtet na ka rikthyer thirrja për të marrë përgjegjësitë në një kohë të vështirë. Në këtë rast thirrja ka ardhur nga LDK", tha Haradinaj për Syri TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Agim Krasniqi30/05/2020 15:34

Marrja e përgjegjësisë nga Haradinaj dhe Mustafës dhe Thaçit është ruajtja e pasufisë së vjedhur dhe shtimi i padurisë me vazhdimin e plaçkitjes.

Shqiptari28/05/2020 23:15

PRA EDHE KOSOVA IKU PER LESH!!! KAQ E PATI EDHE DEMOKRACIA NE KOSOVE!!! LOBI I FUQISHEM SERB NE SHBA NUK RREZOI ALBIN KURTIN, POR RREZOI QEVERINE E RE TE KOSOVES!!! E VJETRA TRIUMFOI DHE ERDHI PERSERI NE PUSHTET!! ENDRRA E KOSOVAREVE U PRE NE MES!!! KY VENDIM I GJYKATES KUSHTETUESE TE KOSOVES ESHTE MJAFT ABSURD!! I JEP QEVERINE DHE PUSHTETIN PARTISE POLITIKE QE DOLI E DYTA DHE PAS PAZAREVE TE TURPSHME ME THACIN DHE HARADINAJN!! KJO ESHTE NJE TRADHETI NDAJ POPULLIT MARTIR TE KOSOVES, NDAJ VOTUESVE TE LDK DHE NDAJ GJAKUT TE ATYRE QE U FLIJUAN PER NJE KOSOVE TE LIRE DHE DEMOKRATIKE!!! VENDIMI ME I DREJTE DO TE ISHTE QE KOSOVA, ASHTU SI MAQEDONIA E VERIUT, TI DREJTOHEJ EDHE NJE HERE KUTISE SE VOTIMIT!! VENDIM I TURPSHEM!!!

Shto koment

Denonco