Fermerët hedhin produktet në rrugë/ Rama: Kemi rilindur bujqësinë

Fermerët hedhin produktet në rrugë/ Rama: Kemi rilindur bujqësinë

10:58, 27/05/2020
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama, së bashku me ambasadorin e BE, Luigi Soreca kanë zhvilluar vizitë në Lushnjë, ku panë nga afër punën nëpër ferma.

"Kemi rilindur bujqësinë dhe për këtë flasin faktet. Me durim duhet të bëjmë gjithçka. Media nuk merret me lajmet e mira, por me të këqijat. Merret me disa që hedhin në tokë domtatet e nuk sheh këtë realitet, sepse nuk dëshiron. Ne si qeveri jemi në mbështetje të bujqësisë, Shqipëria e BE po investojnë në sektorët bujqësorë”, tha Rama.

Por ironia është se fermerët kudo nëpër Shqipëri, sidomos në Lushnje, po hedhin produktet e tyre pasi nuk u shiten.

Sërish, kryeministri e gjeti fajin te fermerët.

"Si mund të rrish me një lopë e dy dhi dhe të thuash të ma blejë shteti. Krahasuar me 5 apo 6 vite më parë është një situatë tjetër nga ana e organizimit. Pikat e grumbullimit janë rritur. Po modernizojmë sistemin e mjeljes. Këta ferma janë shembuj të qartë të Rilindjes të bujqësisë. Problemet e bujqësisë janë të trashëguara. Por unë kam besuar e besoj tek Rilindja e cila po bëhet përditë e më shumë realitet”, deklaroi Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

B.Q.27/05/2020 15:41

Mjafton te dukesh ca ne fshat...thua dy tri fjale ..Si ''sektori i bujqesis''...''Lopet dhe mbareshtrimi''...'ndihma financiare''..dhe ca fjale pa lidhje qe as vete nuk kupton se c'flet...Dhe na mbushe mendjen...hahahahaaaa

tirana27/05/2020 13:31

Mbeshtetja e pikave te grumbullimit nga qeveria , ka bere qe te rritet presioni ndaj fermereve te vegjel ne drejtim te uljes se çmimit te grumbullimit te qumeshtit ....Kete e tregon edhe renia progresive e numrit te lopeve te qumeshtit gjate 3 - 4 viteve te fundit , numer i cili po i afrohet atij te vitit 1990 ...

Alfons Malo27/05/2020 13:02

O u Befsh mut ti me gjithe rilindjen!Po kerkon te kthesh prap kopertivat e enrit ti rrit infrastrukturen,rimburso fermerin ,siguro tregun dhe nuk eshte nevoja te llomotitesh per nje stalle lope ne lushnje o koqe kendari

Shto koment

Denonco