Goci: Protesta të vijojë çdo ditë, reagimi ynë ka vënë në lëvizje SPAK dhe Ambasadën Amerikane

Goci: Protesta të vijojë çdo ditë, reagimi ynë ka vënë në lëvizje SPAK dhe Ambasadën Amerikane

20:13, 22/05/2020
A+ Aa A-

Aktivisti i Teatrit, pedagogu i gazetarisë, Ervin Goci në fjalën e tij të mbajtur në ditën e tretë të protestës pas shembjes së Teatrit Kombëtar, bëri thirrje protesta të vijojë çdo ditë dhe që kjo ngjarje mos shihet si e izoluar, pasi prej protestave tek Teatri, SPAK është vendosur në lëvizje kurse ambasada amerikane u zgjua dhe reagoi.

”Duhet të jemi përditë këtu. Një ditë pushim bëjmë dhe ngrihet zallamahia dhe na thonë parti e Metës. E kemi bërë të qartë se duam drejtësi, burg autorëve. Hajnat burg. Nuk lejojmë që vepra kriminale të ftohet, dhe ne të ikim të mërzitur.

Aleanca ka marrë një iniciativë që do të zhvillohet nga zhvillimet këtu. Ne mos i lëmë kurrsesi që të mbulojnë skenën e krimit me këto bizhutë që i quajnë këtu për të pastruar paratë. E kemi denoncuar, unë kam qenë e angazhuar. Nuk duhet parë si ngjarje e izoluar. Se për shkak të kësaj proteste, ka filluar SPAK, u zgjua ambasada amerikane që flinte gjumë top. ”- tha Goci.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco