Berisha: Opozita në sondazhe shumë më lart, tejkalon maxhorancën e sotme

Berisha: Opozita në sondazhe shumë më lart, tejkalon maxhorancën e sotme

21:53, 21/05/2020
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Berisha deklaroi në studion e emisionit Opinion se opozita është më e fortë se mazhoranca në numra bazuar në sondazhe.

Sipas tij, exit polle të tre javëve të fundit, opozita e bashkuar e tejkalon mazhorancën aktuale dhe është në kuotat më të larta se asnjëhrë

Berisha – PD dhe opozita është shumë e fortë në numër

Fevziu – Ku bazoheni?                                 

Berisha – Ka polle ka sondazhe jam në dijeni të këtyre sondazheve, opozita sot i ka kuotat më të larta se asnjëherë, së bashku

Fevziu – Duke tejkaluar mazhorancën e sotme?

Berisha – Duke e kaluar me shumë pikë mazhorancën e sotme

Fevziu – Janë polle të bëra nga PD dhe opozita apo nga institucione të pavarura?

Berisha – Jo nuk janë të Partisë Demokratike. Po të bëjnë partitë polle nuk i besoj kurrë unë. Janë të tre javëve të fundit. /Opinion.al/

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco