Ja kush e kërkoi ndërhyrjen në Reformën në Drejtësi

Ja kush e kërkoi ndërhyrjen në Reformën në Drejtësi

20:20, 21/05/2020
A+ Aa A-

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, bëri një postim online, duke theksuar se shpreson të mos ketë marrëveshje në Shqipëri kundër reformës në drejtësi.

“Shpresoj që të mos jenë të vërteta zërat për një marrëveshje kulisash për të vrarë reformën në drejtësi në Shqipëri. Reforma është e dhimbshme, e ngadaltë dhe jo-perfekte, por është e nevojshme, po bën progres dhe duhet të vazhdojë,” shkruan ajo.

Por për ironi, i pari që bëri një reagim ishte kryeministri Edi Rama.

Ai tha se është dakord, duke shtuar një shprehje të Shekspirit: Ferri është bosh, të gjithë djajtë janë këtu.

Por ambasadorja duket se flet për vrasjen e reformës në Kuvend. Dhe dihet që Kuvendin e kontrollon plotësisht kryeministri Edi Rama.

Nga ana tjetër, një deputet i PS, Adnor Shameti ka folur në disa media për rishikimin e reformës në drejtësi prej disa ditësh.

Sipas tij, reforma në drejtësi duhet ndryshuar për shkak se ka probleme në zbatimin e saj. /SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco