Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Ish-ambasadori Italian: Mësuam me hidhërim dhe tmerr prishjen skandaloze të TK

Ish-ambasadori Italian: Mësuam me hidhërim dhe tmerr prishjen skandaloze të TK

22:14, 19/05/2020
A+ Aa A-

Ish ambasadori italian në Shqipëri, Mario Bova, ka reaguar trishtueshëm për shembjen brutale që iu Teatrit Kombëtar nga qeveria Rama si edhe sjelljen po kaq brutale ndaj artistëve.   

‘Me shumë hidhërim dhe tmerr Shoqata “Oçhio Blu” (Syrit të Kaltër) mori lajmin e prishjes skandaloze të Teatrit Kombëtar të Tiranës, të ndërtuar nga arkitekti racionalist Giulio Bertè, tempulli i kulturës dhe artit të një vendi që ne e duam, komponent emblematik i një trashëgimie kulturore që u përket qytetarëve shqiptarë dhe Evropës.

Ne jemi gjithashtu të shqetësuar thellësisht për metodat traumatike të përdorura për zgjidhjen e këtij problemi për të cilin kishim shpresuar se mund të zgjidhej me mjetet e një dialogu të frymëzuar nga vlerat më të larta të kulturës.

Së fundmi, Shoqata "Syri i Kaltër - Anna Cenerini Bova" shpreson që kjo përvojë e trishtuar do të bëjë të reflektohet thellësisht mbi të drejtën e patjetërsueshme të popujve për mbrojtjen e trashëgimisë së tyre kulturore dhe për detyrën e çdo qeverie për të mbrojtur arsyet e kulturës në çdo pjesë të botës.

Bordi i Drejtorëve të Shoqatës së Oçhio Blu (Syrit të Kaltër) - "Anna Cenerini Bova".

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco