Lajmi i fundit

Tjetër skandal/ Edi Ramës i del emri në një tjetër dosje trafikantësh droge, ‘Shqiponja e zezë’

Teatri/ Shehi në 'A-Show': Për herë të parë Rama ndjehet i dobët përballë ndërkombëtarëve

Teatri/ Shehi në 'A-Show': Për herë të parë Rama ndjehet i dobët përballë ndërkombëtarëve

22:10, 19/05/2020
A+ Aa A-

I ftuari i rradhës i Adi Krastës në "A-Show" ishte ish deputeti i opozitës dhe kreu i LZHK, Dashamir Shehi.

Në qendër të diskutimit ishte çështja e Teatrit Kombëtar dhe reagimi i ardhur nga ndërkombëtarët për prishjen e tij.

Sipas Shehit, për herë të parë kryeministri Edi Rama ndjehet i dobët përballë faktorit ndërkombëtar.

"Ky për herë të parë ndjehet i dobët përballë ndërkombëtareve. Kjo që ka bërë ky është nonsens dhe ata e kanë kuptuar. Projekt nuk ka, para nuk ka, në mes të pandemisë. Filluan të kuptojnë se ato që janë thënë për të janë të vërteta. Në këtë mes, teza që ka përdorur ky, ka rënë. Kjo është një fitore për opozitën", tha Shehi.

Duhet theksuar se dy ditët e fundit, shumë personalitete dhe institucione ndërkombëtare kanë reaguar ashpër për prishjen e Teatrit Kombëtar, ndërsa aksioni i qeverisë dhe bashkisë së Tiranës ka bërë jehonë në pothuajsetë të gjitha mediat prestigjoze botërore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco