VIDEO/ Basha bashkëbisedon me Kryeministrin e Greqisë, merr një premtim nga Mitsotakis

VIDEO/ Basha bashkëbisedon me Kryeministrin e Greqisë, merr një premtim nga Mitsotakis

14:07, 19/05/2020
A+ Aa A-

Kryetari i PD Lulzim Basha ka pasur një bashkëbisedim online me Kryeministrin e Greqisë Kyriakos Mitsotakis kryesisht për problemet e ekonomisë dhe mbështetjen që ka nevojë Shqipëria në këto kohë krize. Basha përshkroi në Fb, hollësi nga ky bashkëbisedim dhe një premtim me rëndësi që ka marrë nga Mitsotakis.

"Pata kënaqësinë të zhvilloja një videokonferencë me kryeministrin e Greqisë z. Kyriakos Mitsotakis për të diskutuar situatën e krijuar nga pandemia por dhe masat e ndërmarra për përballimin e saj, - shkroi Kryetari i opozitës shqiptare në Fb. - Gjatë bisedës, e falenderova kryeministrin grek për mundësitë e krijuara për punonjësit sezonalë nga Shqipëria në këto kohë të vështira.

Sa më shumë mundësi punësimi për qytetarët shqiptarë aq më mirë është për ekonominë tonë në këtë kohë krize. Shqiptarët në Greqi dhe komuniteti grek në Shqipëri janë ura të rëndësishme lidhëse mes dy popujve tanë.

Në këtë drejtim diskutuam edhe mundësinë e ndihmës për sektorin e turizmit shqiptar për të cilin kryeministri Mitsotakis u shpreh i gatshëm të na vërë në dispozicion strategjinë e tyre të menaxhimit të turizmit në këtë kohë pandemie.

Në emër të PD e falenderova kryeministrin grek për vullnetin e shprehur për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE. Gjithashtu i shpreha mirënjohjen si kryetar i Nea Demokracia, simotrës tonë në Partinë Popullore Europiane, për mbështetjen e dhënë nga PPE në promovimin e reformave të domosdoshme dhe përmbushjen sa më parë të 15 kushteve për integrimin europian të Shqipërisë.

Nga ana e tij kryeministri Mitsotakis më siguroi se Greqia dëshiron dhe do të ndihmojë për një Shqipëri europiane, demokratike dhe me një ekonomi të zhvilluar."

    Kujtojmë se Kryeministri i Greqisë, Mitsotakis, do të shpalosë nesër planin e qeverisë së tij për rihapjen e turizmit në Greqi dhe mbështetjen që do t'i japë familjeve dhe bizneseve, ku natyrisht, përfitues janë edhe mijëra familje shqiptare që jetojnë e punojnë në vendin fqinj.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shqiptari19/05/2020 14:42

    O DREJTUES TE OPOZITES SE BASHKUAR!!! O DREJTUES TE PARTIVE TE MEDHA E TE VOGLA! O DREJTUES TE PARTIVE TE VJETRA DHE TE REJA!!! O INTELEKTUALE, AKADEMIKE DHE INTELIGJENCA PERPARIMTARE SHQIPTARE!!! KANCERI NUK SHEROHET ME KANCER! QELBI NUK IKEN ME QELB! POR ME ILACE!!! KINI KUJDES! KENI SHUME KUJDES MGA SATRAPI NAZISTO-FASHIST I SURRELIT! AI TANI E KA TE SIGURTE QE ME ZGJEDHJE TE LIRA, TE BARABARTA DHE DEMOKRATIKE, NUK MERR ME SHUME SE 30%. E VETMJA MUNDESI ESHTE: PLANI A: MANIPULIMI, VJEDHJA DHE GRABITJA E VOTES ME ANE TE ADMINISTRATES PUBLIKE DHE 700 POLICEVE RILINDAS QE DO TE HYJNE NE RADHET E POLICISE SE SHTETIT SI "POLICE TE RINJ" DUKE ZEVENDESUAR "POLICET E VJETER" PLANI B: PO PERGATIT PLANIN DJALLEZOR, DUKE KRIJUAR NJE KLIME TENSIONI SOCIAL DHE TERRORI POLICOR, QE TA LARGOJE OPOZITEN NGA PJESEMARRJA NE ZGJEDHJE. QE OPOZITA TE BOJKOTOJE DHE TE MOS FUTET NE ZGJEDHJE. ASHTU SIC VEPROI ME ZGJEDHJET E 30 QERSHORIT 2019. OPOZITA DUHET TE BASHKOHET ME SHUME SE KURRE!!! SISTEMI AKTUAL ZGJEDHUR ME LISTA TE MBYLLURA TE KRYETAREVE VETEM E PERCAN OPOZITEN DUKE KRIJUAR QEJFMBETJE, MERZITJE, HATERLLEQE PER RENDITJEN E KANDIDATEVE NE LISTEN PER DEPUTETE. I VETMI SISTEM ZGJEDHOR QE LLOGJIKISHT, MATEMATIKISHT DHE MORALISHT E BASHKON OPOZITEN, INTELEKTUALET, TE MIRET E PAVARUR BRENDA E JASHTE VENDIT DHE TE GJITHA PARTITE E TJERA PERPARIMTARE TE VOGLA E TE MEDHA, TE VJETRA E TE REJA QE JANE ANTI-RAME, ANTI-RILINDJE DHE ANTI-FASHISTO-NAZISTE, ESHTE SISTEMI ZGJEDHOR PROPORCIONAL KOMBETAR ME LISTA TE HAPURA DHE PA PRAG ZGJEDHOR!!! VOTIMI I EMIGRANTE DHE I DIASPORES ASHTU SIC E BEN GJITHONE BRITANIA E MADHE DHE E BERI EDHE KOSOVA (ME ZARFE). CDO RRUGE TJETER TE BEN QE TE DYSHOSH TEK NJE MARREVESHJE E FSHEHTE E OPOZITES JASHTE-PARLAMENTARE ME RAMEN!!!!

    Arber19/05/2020 14:28

    Ky flet per Greqine sikur po flet per Gjermanine. Hajde dokrra hini hajde.

    Shto koment

    Denonco