Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 8, shqiptarët protestë kundër qeverisë, kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës

FOTO/ Meta mban premtimin! Pas Çepanit viziton edhe Blushin

FOTO/ Meta mban premtimin! Pas Çepanit viziton edhe Blushin

20:12, 03/05/2020
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Presidenti i Republikës Ilir Meta vijon turin e tij në jug të Shqipërisë. 

Pas Skraparit, kreu i shtetit është duke kaluar disa ditë në bukuritë e Kolonjës, ku ditën e sotme ka vizituar edhe Blushin, fshati nga ka origjinën mbiemri i zëdhënësit të tij, Tedi Blushi.

"Me Presidentin, në Blushin e rrënjëve të mia! Kënaqësi të takonim shumë njerëz të mrekullueshëm e punëtorë dhe enciklopedinë e gjallë, Fani Jano, që me rrëfimet e tij na ktheu pas në të kaluarën e ndritur të këtij fshati me emër në Kolonjë", shkruan Blushi në postimin e tij.

Image

Por pak ditë më parë, më 26 prill, teksa postonte një foto me zëdhënësin e tij nga vendlindja, Çepani, presidenti e kishte premtuar edhe vizitën në Blush.

“Me Tedin sot në Çepan, dhe së shpejti në Blush”, shkruante Meta në Facebook.

Image

https://www.syri.net/politike/334746/foto-fundjave-ne-vendlindjen-e-presidentit-ja-cfare-i-premton-meta-zedhenesit-te-tij/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco