Bushati akuza Ramës: Erdhëm në pushtet për popullin, po u shërbejmë oligarkëve

Bushati akuza Ramës: Erdhëm në pushtet për popullin, po u shërbejmë oligarkëve

12:54, 30/04/2020
A+ Aa A-

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, ka qenë i ashpër me kolegët e tij të PS-së dhe qeverinë e drejtuar nga Edi Rama.

Në një fjalim në sallën e parlamentit, Bushati ka hedhur akuza të rënda ndaj qeverisë Rama, duke thënë se i ka kthyer shpinën popullit.

‘Për 30 ditë kur qeveria nuk ka pasur kohë as t’u shërbejë qytetarëve’, tha Bushati.

Ish-ministri i Jashtëm kujton vitin 2013 kur PS premtoi se do anulonte koncesionet korruptive por siç thotë ai PS, po u ka kthyer shpinën shqiptarëve.

‘Ne jemi PS, qendër e majtë dhe nuk kemi tagër për të marrë vendime sot për 30 vite.

Na duhet një strategji për detin.

Në komunizëm deti ishte i pashfrytëzuar. Duhet të jetë në bashkëpronësi që gjithkush ta dijë çfarë ndodh’, tha Bushati gjatë fjalës së tij në parlament.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco