Basha del për pazar: Respektoni distancimin social, bashkë do ia dalim

Basha del për pazar: Respektoni distancimin social, bashkë do ia dalim

14:47, 08/04/2020
A+ Aa A-

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, pasi ka dalë sot për të bërë pazar, ka reaguar me një mesazh në faqen e tij në “Facebook”, duke theksuar se pa me kënaqësi respektimin e rregullave të distancimit social. Ai përsëriti thirrjen drejtuar qytetarëve për të respektuar të gjitha udhëzimet mbi distancimin social, sidomos kur dalin jashtë për nevojat e ditës.

Mesazhi i Bashës

Të dashur bashkëqytetarë, si shumë prej jush, sot dola për disa blerje dhe pashë me kënaqësi respektimin e rregullave të distancimit social.

Ndonëse është një ditë e bukur pranvere, nuk duhet të harrojmë që jemi në kushtet e emergjencës dhe karantinës.

Ndaj dua t’ju përsëris sërish thirrjen time, të respektoni të gjitha udhëzimet mbi distancimin social, sidomos kur jeni jashtë për nevojat e ditës! Ruani me fanatizëm distancën 1,5 metër!

E di që për shumë prej jush po bëhet e vështirë, por ju lutem mendoni se në këtë mënyrë po ruani veten, familjen dhe të afërmit tuaj. Çdo ditë sakrificë për të ruajtur jetën dhe shëndetin është një betejë e fituar. Bashkë do t’ia dalim. #ditemetemira

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco