Ja kush është biznesmi që shpëtoi emigrantët që Rama i la mes 4 rrugëve

Ja kush është biznesmi që shpëtoi emigrantët që Rama i la mes 4 rrugëve

23:30, 07/04/2020
A+ Aa A-

Lazim Destani, biznesmi shqiptar nga Maqedonia e Veriut është personi që ka marrë përsipër shpenzimet 14-ditore të shqiptarëve që mbetën të bllokuar për 5 ditë në tokën neutrale Greqi-Shqipëri.

Dosja.al, ka mësuar se filantropi nga Tetova, babai i aktorit mjaft të njohur, Blerim Destani, do të paguajë të gjithë kostot për veshje dhe ushqim, për 27 shqiptarët që gjetën strehë, 5 ditë pas vuajtjeve që kaluan në doganën e Kapshticës.

Ata ishin bllokuar në zonën neutrale pasi dëshironin të ktheheshin nga Greqi në Shqipëri, pro qveria nuk u hapi dyert për katër ditë, duke i lënë në të ftohtë e dëborë.

Kjo deri në momentin kur Destani, njëkohësisht edhe anëtar edhe i Këshillit të Diasporës, mori përsipër t’u paguante një nga hotelet në Korçë, duke u dhënë kështu fund, vuajtjeve të emigrantëve.

Lazim Destani është edhe personi që dhuroi simbolin e shqiponjës dykrenare, që ka qenë e vendosur tek ish-rreth rrotullimi i Doganës në Tiranë, e cila u hoq nga kryeministri Edi Rama, i cili e qujati atë vulgaritet në piedestal.

Lazim Destani:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Emigranti08/04/2020 11:47

Mbaresi familjerisht zoti Lulzim, je nje njeri patriot e human. Tung

Agimi08/04/2020 09:31

Zoti te bekoft i madhi Zoteri Lazim Destani. Kombi shqiptar ka nevoje per patriot si ju. Te shporren sa me shpejt xhelatet komunist se mjaft e kane pire gjakun e shqiptareve deri me tani.Posthe Junta Komuniste qe eshte instaluar ne Surrel.

t07/04/2020 23:50

Tani i provua se kush eshte vulgaritet shteteror. O koronevirus,beji nje nder ketij populli qe ka humbur pusullen,duke e marre me vete kete sojzës km

Ilia Xhambazi07/04/2020 23:36

Nderime dhe respekt bashkëatdhetarit Lazim Destani, që ju gjind vëllezërve tanë në momente të vështira, mbas qëndrimit të gjatë në mëshirë të fatit në doganën e Kapshticës.

Shto koment

Denonco