Rama: Propozimet e PD, universale! Lufta është shah, jo bixhoz e poezi

Rama: Propozimet e PD, universale! Lufta është shah, jo bixhoz e poezi

21:42, 02/04/2020
A+ Aa A-

Në një lidhje direkte për emisionin “Opinion”, kryeministri Edi Rama i pyetur se a ka diskriminim mes biznesit të madh dhe të vogël sa i takon masave ekonomike, u shpreh se ndihma bëhet nga poshtë lart dhe jo në të kundërtën.

“Ata që dalin dhe bëjnë propozime universale tregojnë se nuk kuptojnë asgjë nga kjo që po ndodh. Lufta është shah, nuk është as bixhoz ku ti të luash blofin, sepse mund të biesh në një hon të zi, nuk është as poezi… luan ti, luan dhe kundërshtari që është armiku i padukshëm. Duhet të shohim vijueshmërinë e luftës dhe hap pas hapi të ndihmojmë duke filluar nga poshtë lart. Kompanitë e mëdha kanë marrë garanci sovrane dhe të hënën fillon lëvrimi”, tha kryeministri.

Kryeministri sfidoi edhe moderatorin e emisionit, Blendi Fevziun, i cili solli raste kur kompani të mëdha kanë larguar punonjës nga puna sepse nuk duan të marrin kredi, duke i thënë se pas 15 ditësh të bëjnë bilanc sa prej tyre kanë marrë kredi.

“Unë ju sfidoj ju, jam i gatshëm që pas 10 -15 ditësh që kamera juaj të vij pra këtu dhe të shikojmë a do kenë marrë apo jo kompanitë kreditë për të mbajtur punëtorët në punë. Kjo nuk dot thotë që kompanitë do t’i mbajnë të gjithë, por një pjesë e punëtorëve do mbahen nga kompanitë dhe për pjesën tjetër do kujdesemi ne, por këto janë me faza”, premtoi Rama. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Arberi02/04/2020 22:02

Ore shkërdhatë vetëm kamzhik po tregon për njerzit, mer shembull nga individët privat që bëjnë bamirsi, po ti ku bën pjesë se spo ju kuptojmë se je kryeministri vendit e ke për detyrë. Dje tek Bledi ishte ai djali që mblidhte ndihma për njerëzit në nevojë, kishte lezet edhe pse të takon ty mër mashtrues ordiner, mashtruesi kuptohet shumë lehtë se kur përmënd Nr shifra ka në majë të gjuhës Nr 7 70 700 7000, hapini të gjitha deklerata me shifra të Ramës do ta shikoni që ka brenda Nr 7 dhe nr 7 është nr i një mashtruesi ordiner siç është Rama. Dhe një gjë tjetër çfarë Lufte na përmënd se na çmënde kjo është Pandemi se ti ske bythë për luftë o kokrra ordinerit. Dhe ky ordiner kur e shikon veten ngushtë përmënd Opozitën, Opozita sdo mbylli gojën se të don kari ty o pederast. E mban mend veten tënde në Opozitën more gojë qenef. Lus zotin të iki ky koronavirusi që populli ishalla e ka kuptuar se çin kemi kryeministër ta shporrim sa më shpejt këtë njeri që është më vdekje prurës se koronavirus.

Shto koment

Denonco