Basha: Këshilltarët ndërkombëtarë thirrje Ramës të plotësojë platformën e opozitës

Basha: Këshilltarët ndërkombëtarë thirrje Ramës të plotësojë platformën e opozitës

17:02, 01/04/2020
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një komunikim me gazetarët, i bëri thirrje qeverisë për një plan të plotë ndihme i cili të zbatohet menjëherë.

'Përsëris edhe një herë për të marrë sot të gjithë masat e munguara dhe për të prezantuar sot planin e plotë ndihmës dhe për të nisur pa asnjë vonesë zbatimin e këtij plani. Planet në letër nuk hahen, nuk pihen, nuk ngrohin, nuk sjellin energjinë elektrike.

Planet ne letër nuk ndihmojnë të moshuarit të blejnë racionin e ditës, nuk ndihmojmë fëmijët e sëmurë, nuk ndihmojnë kryefamiljarët të qetësojnë fëmijët e uritur apo pasigurinë që ka mbërthyer pas kolapsit të të ardhurave që ka shkaktuar ky tre javësh i vështirë.

Të dashur bashkëqytetarë, Shqipëria i ka të gjitha mundësitë t’ju mbështesë. Shqipëria i ka të gjitha mundësitë që sakrificën e familjeve tuaja, fëmijëve tuaj, tuajën personalisht dhe prindërve tuaj t’i përgjigjet me një mbështetje financiare të mjaftueshme që askush të mos vuajë për bukën e gojës, për energjinë elektrike, për ujin e pijshëm, për medikamentet.

Dhe të gjithë të ndihemi të sigurt se këtë situatë të ëvshtirë me të vërtetë do ta kalojmë të gjithë sëbashku si një familje, por një familje ku sakrifica iu kërkohet të gjithëve meë përjashtim të një grupi, i cili, në vend që të sakrifikojë vazhdon të majmet dhe të fitojë. Të gjithë duhet të sakrifikojmë dhe akti kryesor i kërkohet qeverisë.

Sot me anullimin e prokurimeve ka hedhur hapin e duhur, por të vonuar.

Sot, jo nesër të anullojë koncensionet.

Sot, jo nesër të plotësojë paketën, të paktën në nivelin e Kosovës, me një nivel buxhetor, gjysmën e buxhetit të Shqipërisë.

Sot jo nesër të derdhë paratë në kontot e zbrazura të familjeve në nevojë dhe t’i vijë në ndihmë biznesit sa më parë me të gjitha masat e propozuara të lehtësimit fiskal, për të cilat, edhe zyrtarisht siç jemi informuar, këshilltarët ndërkombëtarë ekonomikë të qeverisë Rama i kanë bërë thirrje të ndjekë dhe të plotësojë pikat e platformës së Partisë Demokratike dhe të opozitës së bashkuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Loran shehu01/04/2020 18:00

Shum mir e ka then Basha me qart ska ku te shkoj

Shto koment

Denonco