Spahia: Gjermania teston 1 në 3 mijë banorë, Shqipëria 1 në 30 mijë banorë

Spahia: Gjermania teston 1 në 3 mijë banorë, Shqipëria 1 në 30 mijë banorë

21:24, 31/03/2020
A+ Aa A-

Ish-deputeti demokrat, Bardh Spahia, duke krahasuar testimet që bëhen për COVID-19, shkruan se në Gjermaninë me 80 milion banorë testohen 1 në 3 mijë banorë, kurse në Shqipërinë me më pas se 3 milion banorë testohen 1 në 30 mijë banorë. 

'Mos testo! Mos testo! Mos testo! Kjo është filozofia makabre e kësaj qeverie për shtetasit e vet. Mban shifrat nën kontroll dhe kush ia del, mirë, kush nuk ia del, është statistikë. 

Sipas orientimit të OBSH të gjitha vendet po testojnë. Po. Shifrat janë të larta, por po aq edhe mundësitë për të kuruar të infektuarit! Sa më shpejt të kapet, aq më mirë!

Një krahasim i thjeshtë: Gjermania me rreth 80 milionë banorë kryen rreth 22 000 deri në 25 000 testime në ditë. Domethënë 1 testim për rreth 3 mijë banorë.

Kurse Shqipëria plus minus 3 milionë banorë kryen 100 testime në ditë. Pra 1 testim në 30 000 banorë. Dukshëm 10 herë më pak! Tek ne do duheshin 1 000 testime në ditë e do kishte mesatarisht 200 raste të reja në ditë, të cilët të kapur në kohë do mund të merrnin trajtimet sipas protokollit e si të identifikuar, do karantinoheshin, duke shmangur rrezikun e infektimit të të tjerëve. Kjo është papërgjegjshmëri kriminale, që vjen nga një mendje e patrajtuar, që vetëquhet “baba” i këtij vendi!'

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Titi31/03/2020 21:35

Mire e ka ky , por harron te gjithe kta nje turi derrash kane....Ps -Pd njesoj. ..u pasuruan nje pale te Pd si ridvan e kompani, tani I erdhi rradha ketyre te rinjve te Pd te mprehin thikat....prisni akoma Jane ujqerit e Ps....edhe 2 vite....mbase zoti na I kursen dhe kjo Corona b I merr te gjithe majtas, djathtas , lsi, te gjithe qe per 30 vite no bene asgje...

gjovikola2012@gmail.com31/03/2020 21:27

.. Do të thotë se janë vetëm 10 herë më të pasur se ne.... Kaq pak....!!

Shto koment

Denonco