Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Rama: Pandemia në ngjitje të butë! Do vazhdojmë me rezistencë apo 'do vdesim për bukë'?

Rama: Pandemia në ngjitje të butë! Do vazhdojmë me rezistencë apo 'do vdesim për bukë'?

18:30, 28/03/2020
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një grafik me të dhënat e ecurisë së Koronavirusit në vendin tonë.

Sipas shefit të qeverisë, masat shtrënguese të marra e kanë mbajtur nën kontroll përhapjen e pandemisë dhe për këtë përgëzon edhe 99% të shqiptarëve.

Rama tregon se ka vetëm dy rrugë përpara: të rezistojmë për ekzistencë ose të lëshohemi në krahët e frikës që numri i vdekjeve më pas të shkojë në qindra e mijëra.

"KURBA E RRITJES SË PRESIONIT TË ARMIKUT E MATUR PËR ÇDO VEND PAS 20 RASTEVE TË PARA, ku mund të shihni rezultatin e masave shtrënguese dhe rezistencës fantastike të 99% të shqiptarëve deri tani.

*tani si do vazhdojmë, me ngjitje të butë që të shpëtojmë Shqipërinë nga katastrofa, duke bërë Rezistencë për Ekzistencë apo do lëshohemi në krahët e frikës se "do vdesim për bukë", që pastaj kjo shigjeta e kuqe të iki lart si raketë dhe ne të biem në këmbët e armikut duke numëruar qindra e mijëra të vdekur(?)!", shkruan kryeministri teksa poston edhe një grafikë me të dhëna mbi ecurinë e pandemisë në vendin tonë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Askushi28/03/2020 19:02

Horri eshte duke thene se duhet te zgjedhim midis vdekjes nga virusi apo nga urija. Horr i qelbur, me mire te vdesim nga virusi, por te pakten te ngopur me buke.

t28/03/2020 18:56

Ai qe po dhjet nga frika ,je ti mër tutkun

Shto koment

Denonco