‘Gjithçka që bën Rama është fallco’, deputeti i prekur me COVID-19 zbardh premtimin e Ruçit

‘Gjithçka që bën Rama është fallco’, deputeti i prekur me COVID-19 zbardh premtimin e Ruçit

14:17, 27/03/2020
A+ Aa A-

Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Adriatik Alimadhi, i cili është konfirmuar pozitiv me koronavirus, ka zbardhur bisedën me kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi, të cilin e ka vënë në dijeni menjëherë pasi ka mësuar se është i prekur nga COVID-19.

 Në postimin e tij të gjatë ku informon mbi gjendjen e tij aktuale dhe thotë se edhe bashkëshortja e tij është gjithashtu e prekur nga koronavirusi, Alimadhi i drejtohet Ramës me kritika për menaxhimin e situatës.

Në shkrim, deputeti që tashme ndodhet në shtëpi, thekson se nuk ka pasur asnjë interesim nga sistemi shëndetësor, e për këtë është habitur edhe vetë kryetari i Kuvendit.

Pjesë nga postimi i deputetit Alimadhi, ku zbardhet biseda me Gramoz Ruçin:

Po ate dite njoftova kryetarin e Kuvendit me nje SMS mbi gjendjen time shendetsore. Per hire te se vertetes me mori menjehere ne telefon dhe me pyeti per gjendjen shendetedore.
I kerkova nderhyrjen e tij prane autoriteteve perkatese. Po ashtu ai me mori perseri sot ne telefon duke me pyetur perseri per gjendjen shendetesore, me pyeti ka pasur interesim apo jo? I thash jo dhe asgje deri tani.

Si ore jo tha…fare, fare? Po i tash asnje interesim. Mire me tha se po interesohem une dhe per kete e falenderoj.

Po mire z. Kryeminister, analizat kane dale qe ne daten 24 sot data 27, si nuk tregohet aspak interesim? Po mire kjo, njerezit e mi te dashur qe kam qene ne kontakt i bien 127 dhe interesohen per mua, pergjigja e tyre e dini cila eshte; keni temperature pini paracetomol etjera…
Po mire ata, po une qe kam dale pozitiv, ku eshte interesimi? Çfare duhet te beje une tani?

Kartela ime eshte ne urgjencen e spitalit sanatorium. Analizat i ka bere ISHP, ku çohen me pas? Sigurisht qe proçesin duhet ta ndjek une por kur bera analizat ata me kerkuan numrin e telefonit dhe do me njoftonin prej tij.

Pra qe ta kuptosh per mua nuk ka fare interesim dhe po te them mos beje prapagande; Do vine kaq ambulanca; Do behen gati kaq shtreter dhe do behen spitale. Kur do behen? Kur te vdesin njerzit?! Shqiptaret?!Thuaj shyqyr Zotit qe shqiptaret po te rrine ne shtepi ashtu sic po veprohet dhe jane marre masa ne vendet e prekura para nesh.
Mirepo, leri pallavrat, gjithçka qe ju serviret shqiptareve nga ju eshte fallco.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco