Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Një përgjigje për Blushin

Një përgjigje për Blushin

20:07, 25/03/2020
A+ Aa A-

Një raportim i Syri.net për situatën e krijuar në Top Channel, sidomos sa i përket emisionit humoristik Portokalli, ka shkaktuar një valë reagimesh të brendshme në ambientet e këtij televizioni, por që në fund vetëm gaztori Zeleshnja ka marrë përsipër të reagojë pasi u presionua me nje sms nga drejtuesit e Top Channel.

Dhe si zakonisht kanë përdorur ‘frëngjinë’ e tyre, gazetën Shqip, për të sulmuar portalin SYRI.net.

Ky sulm erdhi fiks pasi Top Channel kishte lajmëruar atë që ne kishim raportuar: se do të ndërpresë prodhimin e emisionit Portokalli për shkak të situatës në vend. Madje edhe reagimi për mbylljen e Portokallisë ishte një mesazh në panik e sipër nga Top Channel, çka duket se ka nxitur edhe shënimin e postuar në Gazetën Shqip.

E para, aty thuhet se portali financohet nga ish-kryeministri Sali Berisha. Fillimisht duhet të sqarojmë Ben Blushin se SYRI.net nuk është pronë e askujt, përveçse një fondacioni intelektualësh dhe gazetarësh të regjistruar dhe që financohet brenda të gjitha ligjeve dhe rregullave të këtij shteti, por që deri me sot nuk ka marrë asnje qindarkë nga asnjë politikan i këtij vendi. Ndryshe nga Ben Blushi nuk kemi dëshirë të censurojmë askënd dhe për këtë aresye po ja kursejmë shpifësit gjykatën dhe po bëjmë atë që bën çdo media e lirë ... sqarimin.

Ndryshe nga Ben Blushi dhe bashkëshortja e tij, të cilet ushqehen nga milionat e eurove që ‘Klodi i inceneratorëve’ thith nga paratë e taksapaguesve, ne nuk ushqehemi nga fonde publike.

Ndryshe nga TCH që merr licensa kioskash anembanë Tiranës ne nuk ushqehemi me paratë apo pronën publike të shqiptarëve.

Ndryshe nga Ben Blushi ne nuk gjobisim biznese apo ti detyrojmë ato përmes kërcënimit e shantazhimit për të mbushur arkën apo xhepin tonë.

Në lidhje me pretendimet për raportime të mëparshme të Syri.net, ne si media duke mos pasur asnjë kompleks të kërkojmë ndjesë aty ku gabojmë, qëndrojmë fort në raportimet tona për gjobat që Ben Blushi ka bërë në emër të tij dhe TCH.

SYRI.net nuk ka asgjë personale me TCH dhe aktivitetin e saj si media dje pro opozitare dhe sot pro qeveritare, por ne kemi detyrim ndaj lexuesve tanë të denoncojmë praktikat e paligjshme të instaluara aty me ardhjen e Blushit si drejtor i saj. Konkretisht tek ne kanë ardhur denoncime plotësisht të besueshme dhe plotësuese të dosjeve të depozituara në prokurori nga biznesmenë dhe kompani të medha për shantazhime që u jane bërë nga Ben Blushi dhe TCH për të derdhur në arken e tyre shuma me 6 shifra në euro.

Në tregun mediatik shumica e mediave janë të blera dhe kontrolluara nga Rama por SYRI.net nuk ka zgjedhur të flasë për asnjë prej tyre pasi denocimet nuk kanë ardhur për to por për Ben Blushin dhe TCH. E themi këtë sepse shkak për denoncimet në fjalë nuk ka qenë për asnjë moment linja jonë editoriale kritike ndaj qeverisë por informacionet e sjella nga sipërmarrës të shantazhuar në këmbim të parave nga Ben Blushi.

Thënë shkurt, Ben Blushi nuk është denoncuar si lake e shërbëtor i Edi Ramës por si gjobaxhi ndaj biznesit shqiptar. Ne do i qëndrojmë të vërtetës dhe jemi të bindur se kur drejtësia mos ketë të njejtin "pronar" si TCH, ajo jo vetëm do të fitojë por do shoqërohet dhe me ndëshkimin penal të atyre që shantazhojnë si banditë sipërmarrësit e këtij vendi.

E dyta dhe për t'u rikthyer në temë, lajmi ynë ka qenë më shumë se korrekt, i bazuar në raportime të mediave të tjera, në zëra konkrete, por edhe në burime të besueshme brenda sojit. Nëse lajmi që SYRI.net ka cituar nga media që jane historikisht afër PS është i pasaktë, atëherë përgënjeshtrimi do duhej ti drejtohej medias në fjale dhe jo SYRI.net. Por mesa duket Blushit ka frikë t'i përgjigjet Gazetës Dita, të cilën mund ta lidhë me eksponentë të njohur të së majtes por kurrësesi me Sali Berishën.

E treta, përplasja me Syri.net është diçka që në psikologji njihet si ‘zhvendosja’, për të krijuar një problem që të mbulohen shumë të tjerë. Ajo SMS e Blushit, e publikuar në një të përditshme, është thelbi i të gjitha shqetësimeve dhe problemeve. Ajo tregon se jo vetëm Portokallia si investim 17-vjeçar, por edhe të tjera programe janë në rrezik.

Askush nuk mund ta mohojë se që kur Blushi mori përsipër drejtimin e këtij televizioni dhe e bëri altoparlant të Edi Ramës më shumë se çdo herë tjetër, audienca ka rënë dhe drama është bërë e dukshme në çdo moment.

Thonë se kriza e Koronavirusit kudo në botë vetëm sa ka nxjerrë në pah problemet e rënda kudo që ka ‘shkelur’, duke vendosur prozhektorët mbi ‘plagë’. Kështu ka ndodhur edhe në rastin e Top Channel dhe Ben Blushit. Ajo vetëm sa ka ekspozuar atë që ishte fakt e që falë virusit po shpërthen publikisht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ben Blushiq25/03/2020 22:43

Unë jam nipi i Shuteriq.

Malo25/03/2020 21:11

Blushi nje intrigant e gjobaxhi i papare! Ah Nano, Nano sa faje ke ti!!!! Beni nuk eshte as Mira e ss Kico. Aq me pak nuk i afrohet Dhimitrit dhe Myneverit. Beni eshte produkti me i mire i politikes se majte qe vetem i deformoje dhe i dehumanizoje njerezit e saj.

Xufe25/03/2020 21:01

Mos u bëni merak për top qenin sepse nuk e le Rama të falimentojë, por falimentin ja jep populli duke e bojkotuar si megafon i Ramës Nuk ka ndryshim me televizionin ertv.

Shto koment

Denonco