Një e papërgjegjshme... / Rama sulmon mjeken që kërkoi ujë dhe dezinfektant

Një e papërgjegjshme... / Rama sulmon mjeken që kërkoi ujë dhe dezinfektant

12:28, 07/03/2020
A+ Aa A-

Pas audio-regjistrimit të një mbledhje të stafit të Qendrës Shëndetësore nr. 8 në kryeqytet, të shpërndarë dje nga Partia Demokratike, prej të cilës mësohet se në çfarë kushtesh skandaloze punojnë mjekët shqiptarë edhe në këtë situatë alarmante me rastin e koronavirusit, ditën e sotme ka reaguar kryeministri Edi Rama.

Ashtu siç bën gjithmonë, ai këtë denoncim të realitetit e ka mohuar dhe madje ka fyer mjeken që ngre problematikat për mungesën edhe të mjeteve elementare, siç janë dorashkat, maskat apo uji që vjen në qendër me orare të kufizuara.

Rama pretendon se realiteti nuk është ai që dëgjohet nga kjo mbledhje e mjekëve, por ai që shet vetë në televizionin e tij privat, kur viziton spitalet dhe qendrat shëndetësore.

“Një e papërgjegjshme foli dje jo ka alkool, jo nuk ka alkool. Sigurisht që probleme ka, por kjo nuk është pjesë e realitetit. Kjo është të luash me psikologjinë e njerëzve”, deklaroi Rama sot nga Shijaku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

kuti10/03/2020 15:28

Ne vazhdim te frzaes se fundit qe Arifi ka lene me mes: Bir Selman i nenes ke q...ish me pare!

kuti10/03/2020 15:28

Ne vazhdim te frzaes se fundit qe Arifi ka lene me mes: Bir Selman i nenes ke q...ish me pare!

Krist07/03/2020 16:32

Ky po na mbush mendjen,se a ka e a jane degjuar te shtena,apo jo? Po jo more zotni Rama,asnjehere nuk ka te shtena tek ne,vetem se njerezit (qe vriten),bejne kot qe shtrihen,se nuk kane asnje aresye!!!!!

Arifi07/03/2020 14:15

Se si mund te quhet e papergjegjeshme nje mjeke e cila duhet (eshte e detyruar) te zbatoje protokollin e OBSH-se per te ruajtur jeten e saj dhe te qytetareve kete vetem KM jone e di.Sic duket ne Shqiperi fajin gjithnje e ka me i dobeti.Edhe kjo doktoresha e ben kete nga frika e reformes ne drejtesi.Bir Selman i nenes ,,,,,,,

Shto koment

Denonco