Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët protestë para Bashkisë së Tiranës

Shqipëria kthehet në kamp refugjatësh, hapen kufijtë për 30 mijë sirianë

Shqipëria kthehet në kamp refugjatësh, hapen kufijtë për 30 mijë sirianë

21:50, 04/03/2020
A+ Aa A-

Pas krizës në Evropë me refugjatët nga Siria, Shqipëria po parapërgatitet për të qenë gati në rast se do të përballet me një situatë të tillë emergjente.

Burime të sigurta bëjnë me dije se katër institucione në vend po diskutojnë për të marrë përgjegjësitë në një situatë të tille dhe paraprakisht është menduar të bëhen gati 6 qendra pritëse, të cilat mund të vendosen në jug të vendit në kufi me Greqinë.

Siç bëjnë me dije burime e sigurta të Top Channel, Emergjencat, Policia e Shtetit, Ministria e shëndetësisë dhe Ministria e Mbrojtjes po ndajnë detyrat në rast se ndodh që Shqipëria  të përballet me fluksin e refugjatëve sirianë të ardhur nga Greqia. Opsioni për qendrat pritëse mund të jenë sipas burimeve në Elbasan, Gjirokastër, Korçë por edhe në Lezhë.

Paraprakisht është llogaritur që kapaciteti pritës në gjashtë qendra të jetë për rreth 30 mijë refugjatë.

Në një rast të tillë të fluksit të refugjatëve parashikimi fillestar i institucioneve përkatëse është edhe hapja e vendgrumbullimeve përpara shpërndarjes së refugjatëve drejt qendrave.

Mendohet tha një burim që këto vende pritëse të jenë në pikat kufitare të Kakavijës, Rips, Qafë Botë, 3 urat dhe Kapshticë.

E thënë ndryshe në të gjitha pikat kufitare që lidhin Shqipërinë me Greqinë.

Ky plan masash që është nën diskutim përfshin edhe angazhimin e mjekëve por edhe të logjistikës nga institucionet e tjera. Një diskutim i tillë nëse Shqipëria do të strehonte apo jo refugjatë sirianë u hap edhe gjatë 2015, kur u kërkua ngritja e një mekanizmi për të marrë masat në kushte nevoje.

Kriza e refugjateve u rihap pak dite me pare kur Turqia hapi dyert për te lejuar rrugëtimin e refugjatet siriane drejt vendeve të BE-së, ndërkohë që menjëherë pas këtij veprimi Greqia dhe Bullgaria deklaruan se kishin forcuar masat në kufi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Jep Llogari Ti e Shpura Jote Antikombetare! 06/03/2020 13:03

Ka ardh koha te dalesh para popullit E-Di Ra-ma e te japesh llogari: Pse jemi pa gjykate kushtetuese? Pse ne situate emergjente jep vendime e ben ligje? Pse ke blere disa nga ashtequajtura opozite? Pse Sazanin e ktheve nga Zone ushtarake ne Zone turistike? Perse fike radaret? Pse ke avion qeveritar ,nga te vine ty keto surpriza ,kush sponsorizon dhe me c,qellim? Pse tani jep Karaburunin, kush fshihet pas kesaj afere? Pse pranon mijra te huaj me kontrate kur shqipetaret plasen per nje pune ne ndertim? Pse pranon mijra refugjate pikerisht tani kur shteti eshte cope? Tani cdo shiptar ka mijra pyetje qe pikojne gjak e padrejtesi? Kush je,kush sponsorizon e lobon per ty, kush eshte plani qe cdo dite e shohim te zbatohet? Tani nuk ke dele por mine me sahat qe pret castin ja vdekje ,ja liri!

Star05/03/2020 12:58

Shum mir do beni ti pranoni pasi esht gjynaf jan njerez t pafajshem e nk po i mbeshtet njeri.. Mendoni si per veten tuaj.. Shqiptaret gjithmon kan qen n emigrim e kan vuajtur..

Daj Jaku04/03/2020 23:43

Edvin Krimi si nxënês i Machiavelit po bên të pamundurën me mbajt pushtetin, ... në bythë të shqiptarëve. Me siguri do nxjerrë urgjent edhe një ligj me parlamentin e Gjuzit e të Rubibës që ti japë refugjatëve sirianë të drejtën e votimit në favor të "ripjerdhlindjes". I përzen Turqia me gjithë atë potencë ekonomike, i merrka Edvini që ka mijëra shqiptarët e têrmetit nën qiell të hapur.

jeni te pashprese me komente 04/03/2020 23:07

po kur ishim ne refugjate rrugeve te europes? nuk ka familje shqiptare qe nuk ka nje familjar te afert qe dikur ka qene refugjat! Ndaj edhe ne jemi njerez, atehere ishim femij Si fizikisht po edhe Nga pikepamja e mundesive. sot, kemi detyra qytetare! shpenzimet i paguan Europa!! Sa per ate qe do mbushin shqiperine, as ne endrrat me bizare mos e mendoni, e para ata jane refugjate lufte dhe jane te shkolluar ne standarte, dhe e dyta kur duam vet te ikim Nga syte kembet nga ketu, ata as nuk behet llaf qe te kerkojne azil ketu jo me te vendosen, pikerisht se nuk jemi ne BE, nuk kane asnje interes. Por nese duan te vijen miresete vijne te presim- pastaj se do kene deshire me mire ne Siri se ketu, mos t'ju vij keq

Jani04/03/2020 22:34

Ja edhe punteort rindertues te Rilindjes se Pjerdhur Edviniane po vine te fitojne nga 400 euro ne muaj

Loran shehu04/03/2020 22:33

Ky esht plan shum dashakeqes dhe prandaj ka 5 vjet qe shqiptaret po perzihen nga Shqiperia , nuk esht rastesi

Trx04/03/2020 22:06

Ne skemi asnje pergjegjesi sepse nuk jemi vendi kufitar direkt prites, sjemi as dhe ne BE. Emigrantet e paligjshem qe kapen duhet tia kthejme greqise, ndryshe eshte veprim i ulet antikombetar nese mbahen brenta territorit tone. Te tjerat jane genjeshtra dhe pallavra.

Shto koment

Denonco