‘Enveri, Enveri, ama Rama bën kërdinë’- Iriqi bisedon me Nexhmije Hoxhën

‘Enveri, Enveri, ama Rama bën kërdinë’- Iriqi bisedon me Nexhmije Hoxhën

20:08, 27/02/2020
A+ Aa A-

Iriqi:- Për një vit do mbushje 100.

Nexhmija:- Në fakt jetova 200 vjet.

Iriqi:- 200?

Nexhmija:- Po. Se pashë që nipërit dhe mbesat u bënë kryeministra dhe ministra. Çdo pozicion pushteti tashmë na takon ne komunistëve. As në ëndrrat më të guximshme nuk e kishim menduar kështu.

Iriqi:- Po një nipi yt sikur u mor me drogë?

Nexhmija:- Edhe drogën ne e kemi. Siç e kishim. Ndaj u arrestua nipi, që ta mësonin shqiptarët se trafiqet i bëjmë ne dhe mos të afrohen te ky biznes.

Iriqi:- E takove Enverin?

Nexhmija:- Po, po më priste me shokët. U bënë vite andaj më mbyti me pyetje. Ç’bënet ati lart, më tha. Rri pa merak, e qetësova. Rama po ecën në rrugën tënde, bile më mirë. Si më mirë nga u, kur ai është një budalla, u agresua. Më mirë se nuk hapi asnjë vend pune, nuk ngriti asnjë fabrikë, nuk mbolli asnjë arë dhe u pasurua sa më s’ka.

Iriqi:- U çudit Enveri?

Nexhmija:- U bë xheloz. Po pse e votojnë kur s’bën gjë? Se është kryetari i partisë tënde, i thashë. Sa më shumë varfërohen, aq më shumë e duan. Siç ty, i thashë. I burgose, u dhe dru, u mbylle kufijtë, i ushqeve me pikatore dhe kur vdiqe nuk u pushonin lotët dhe qurret.

Iriqi:- Po shokët si u ndjenë?

Nexhmija:- Të parin takova Pilo Peristerin. Ishte i mërzitur. Se i kishte thënë dikush që vendin e tij te partia e kishte zënë Ulsiu. Unë isha injorant, më tha, por ama fjalët më kuptoheshin. Ndërsa Lenka kishte ikur nga mendja. Do vras veten, bërtiste.

Iriqi:- Pse?

Nexhmija:- Që postin e saj e kishte zënë Spiropali. Nuk e mbante vendi. Më duket se nuk e ka të gjatë, do ia heqë vetes këtë javë. Ndërsa Haxhi Lleshi qe i qetë.

Iriqi:- Si përherë.

Nexhmija:- Jo, por ngaqë postin e tij tani e mbajnë dy vete. Edhe Meta, edhe Ruçi. Ndjehet i vlerësuar.

Iriqi:- Çudia është se u largove nga Shqipëria mbi tokë pa u dënuar një ditë për krimet. Si ndodhi kështu?

Nexhmija:- Ngaqë ai popull nuk e do ndryshimin. Po të dënoheshim ne, do kishte zhvillim, ekonomi të mirë, gëzim...

Iriqi:- Dhe populli nuk i do?

Nexhmija:- Nuk i do, se duhet të shkojë në punë. Shqiptari deri sot veç bën xhiro rrugëve dhe bën muhabet kafeneve.

Iriqi:- Beson se do vazhdojë kjo situatë?

Nexhmija:- U frikësohem veç studentëve. Po u ngritën ata atëherë do ndryshojë gjithçka. Ndaj po i largon të rinjtë Rama. Ua ndjen rrezikun. Se ka kaq vite që përmendet Enveri, Enveri, ama Edvini po bën kërdinë. E çoi një km autostradë 20 milionë euro. Kur ia thanë Trumpit, u çudit. S’ka karrige elektrike Shqipëria, pyeti.

Iriqi:- Jam kurioz të di me se do merresh sot e tutje?

Nexhmija:- Do i futem qeverisë në ëndrra.

Iriqi:- Pse?

Nexhmija:- T’i përgëzoj dhe t’u çoj ca porosi të Enverit. Se Edvin -Enver një mendësi kanë kurdoherë...

Iriqi:- Do të të dëgjojnë?

Nexhmija:- Hahaha, sigurisht, ata janë pjella dhe gjaku ynë...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco