Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Zbardhet axhenda e kongresit të PS-së/ Ja kush flet

Zbardhet axhenda e kongresit të PS-së/ Ja kush flet

15:30, 27/02/2020
A+ Aa A-

Partia Socialiste do të zhvillojë me datë 29 Shkurt Kongresin ndërsa është zbuluar edhe axhenda e aktivitetit që do të mbahet, temat që do të diskutohen dhe folësit.

Kongresin do ta hapë  Sekretari i Përgjithshëm i PS,Taulant Balla ndërsa pas tij do të jetë mesazhi që do të jepet nga Presidenti i Partisë Socialiste Europiane, Sergei Stanishev.

Temat e diskutimeve do të jenë nga tërmeti dhe pasojat e tij, pakti për Universitetin dhe politikat arsimore, drejtësia, energjia dhe infrastruktura dhe deri tek procesi i integrimit.

Aktiviteti do të ndahet në tre seanca ndërsa kryetari i PS-së Edi Rama do të flasë në fund të seancës së parë.

10:00-Hapja e Kongresit. Seanca e Parë

Fjala e hapjes nga Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant BALLA

Përshëndetje nga Presidenti i Partisë Socialiste Europiane, Sergei STANISHEV

Raportim mbi drejtimet kryesore të politikave tona legjislative dhe qeverisëse

Rindërtimi pas tërmetit të 26 nëntorit 2019

Pakti për Universitetin dhe politikat arsimore

Drejtësia dhe sundimi i ligjit

Energjia dhe Infrastruktura

Shqipëria që duam dhe turizmi

E drejta e pronës, mbrojtja e territorit dhe procesi i legalizimeve

Integrimi Europian dhe Rajonal

Fjala e Kryeministrit të Shqipërisë, Kryetarit të PS, EDI RAMA

12:00-Seanca e Dytë

Raporti i Komisionit të Verifikimit të Mandateve, Kryetari i Komisionit, Shpëtim CAMI

Raport mbi gjendjen e strukturave të PS, Sekretari Organizativ dhe i Koordinimit Elektoral të PS, Arben PËLLUMBI

Programi Politik ‘SHQIPËRIA QË DUAM 2030’, Sekretari për Koordinimin e Këshillave të Rajoneve, Ilir BEQAJ

Prezantimi i ndryshimeve dhe përmirësimeve në Statutin e Partisë, Alket HYSENI

Agjenda politike e PS deri në Qershor 2021, Sekretari i Përgjithshëm, Taulant BALLA

Diskutime

15.00 – Seanca e Tretë

Organizimi i procesit të votimit dhe numërimit të votave përzgjedhjen e anëtarëve të Asamblesë Kombëtare dhe të Komisionit të Garancive Statutore & Etikës të partisë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari27/02/2020 16:32

Pra temat jane po ato qe Rilindasit kane 10 vjet qe i perserisin ne çdo kongres dhe fushata elektorale, por qe asnjera nuk eshte zgjidhur e nuk do te zgjidhet. Ato premtime jane bere si koncerti 100 kenget e shekullit qe kendohen cdo here nga interpretues te rinj. Kongreset i hap vete Rama, pastaj e nis fjalimin Rama, vazhdon i dyti, i treti, i katerti, i pesti e i fundit po vete Rama dhe ne fund kongresin e mbyll perseri Rama. Ne perfundim duartrokasin te gjithe te lumtur per arritjet ne leter dhe me besim ne fitorjen publiçitare te radhes!

Shto koment

Denonco