Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

VIDEO/ Luan Rama: SPAK të ndalojë keqbërësit, 2 marsi dita për Kushtetutën

VIDEO/ Luan Rama: SPAK të ndalojë keqbërësit, 2 marsi dita për Kushtetutën

15:39, 24/02/2020
A+ Aa A-

Zëvendëskryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Luan Rama është shprehur se tashmë ka ardhur koha që të gjithë të bëhemi bashkë kundër shkelësve të ligjit.

Rama përmes një deklarate për mediat i ka bërë thirrje SPAK që të jetë sa më transparent në trajtimin e çështjeve dhe të rikthejë besimin te qytetarët shqiptarë.

‘Në këto kushte jo për të bërë presion por për të bërë apel që organet e zbatimit të ligjit veçanërisht SPAK duhet të ndërhyje për të ndaluar veprimin e mëtejshëm të keqbërësve.

Në KED, në qeveri, në kuvend apo kudo për të parandaluar thellimin e mëtejshëm të të gjithë shkelësve dhe të zbardhin puçin kushtetues në përpjekje për të shkelur kushtetutën.

Veprimi i SPAK është imperativ, për të treguar integritet dhe paanësi në zbatimin e ligji, dhe të japë mesazhin e parë te shqiptarët të cilët duhet të kenë besim te institucionet e drejtësisë’, tha Rama.

Ndër të tjera në deklaratët e tij zëvendëskryetari Rama ka bërë thirrje shqiptarëve që me datën 2 mars të jenë në Bulevard në mbrojtje të kushtetutës dhe të pavarësisë së institucioneve.

 ‘Data 2 mars është data që ndan shqiptarët që duan Shqipërinë, atdheun dhe që nderojnë kushtetutën përballë çetës së horrave të cilët duke shkelur ligjin mendojnë të kapin Gjykatën kushtetuese. 2 marsi është datë apel për të qenë bashkë, jo për krah të Ilir Metës, por kushtetutës, për të kthyer integritetin e pushtetit që i takon qytetarëve. 2 marsi është të jemi bashkë në shërbim të kushtetutës’, është shprehur Luan Rama.

Deklarata e zëvendëskryetarit të LSI, Luan Rama

Denoncimi i vazhdueshëm i shkeljeve sistematike dhe të njëpasnjëshme në bashkëpunim i përfaqësuesve të niveleve të ndryshme të qeverisë, në përpjekje për të marrë në mënyrë antikushtetuese kompetencat e intitucioneve dhe autoriteteve të tjera kushtetuese, siç është në rastin konkret përpjekja për të marrë me dhunë dhe në kundërshtim me Kushtetutën kompetencat e Presidentit të Republikës, është dëshmia më e qartë dhe shfaqja më alarmante e antikushtetutshmërisë dhe e panikut në të cilën vepron grupi i strukturuar i keqbërësve në qeveri në dhunim të Kushtetutës. 

Në këto kushte, jo për të bërë presion, po për të bërë apel që organet e zbatimit të ligjit, dhe në mënyrë të veçantë, organet e SPAK-ut, duhet të ndërhyjnë menjëherë sipas urdhëresave që burojnë nga Kodi i Procedurës Penale, për të ndaluar veprimin e mëtejshëm të keqbërësve kudo që ata gjenden, në KED apo në MD, pra në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi apo në Ministrinë e Drejtësisë, në Kuvend apo në qeveri, në mënyrë që duke vepruar me forcën e ligjit, të parandalohet thellimi i mëtejshëm i të gjithë funksionarëve të këtyre institucioneve në shkelje të ligjit.
Ndërkaq, nga an tjetër, duhet të zbardhet e vërteta e puçit kushtetues, në përpjekje për të rrëzuar Republikën. 

Në këtë kontekst, veprimi i menjëhershëm i SPAK-ut, është imperativë për të vendosur autoritetin e ligjit pikë së pari; për të ndërshkuar keqbërësit pikë së dyti; dhe ajo çfarë është e rëndësishme, për të treguar integritet dhe paanësi në zbatimin e ligjit, ç’ka do të bënte që SPAK-u te jepte përmes shembullit konkret, mesazhin e parë tek qytetarët shqiptar të cilët mund dhe duhet të kenë besim tek reforma në drejtësi dhe tek institucionet e reja të qeverisjes së drejtësisë. 

Por ndërkaq, çdo përpjekje për të krijuar alibi apo çdo alibi për t’u fshehur pas coronavirusit apo pas krimovirusit të qeverisë, është në thelb shërbim për antikushtetuetshmërinë, është shërbim ndaj atyre që kanë shkelur kushtetutën.

Prandaj, data 2 mars është data që ndan shqiptarët që duan Shqipërinë, shqiptarët që duan atdheun, shqiptarët që respektojnë dhe nderojnë Kushtetutën, përballë çetës së horrave dhe fallsifikatorëve, që duke shkelur ligjin mendojnë të kapin edhe Gjykatën Kushtetuese, për t’ia kundërvënë pastaj këtë institucion për interesat e tyre kriminale, interesave europiane të vendit.
Data 2 mars është datë apel për të gjithë qytetarët shqiptarë për të qenë të gjithë bashkë, në anën e Republikës, për të qenë bashkë në anën e Kushtetutës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco