Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Berisha: I them gangsterrit se ke rrahur çdo student me gjestin në sallën e diplomimit!

Berisha: I them gangsterrit se ke rrahur çdo student me gjestin në sallën e diplomimit!

11:52, 21/02/2020
A+ Aa A-

“Diplomat që jepni ju, janë bileta për arratisje!”- Kjo thirrje e një studenti ka tronditur dje, ceremoninë e shpërndarjes së diplomave të 1600 studentëve të Mjekësisë në praninë e kryeministrit Edi Rama dhe i ka kushtuar, dhunimin nga truprojat e Ramës, të riut.

Kjo thirrje e studentit, që preku në plagë të vërtetën e dhimbshme të ikjes masive të mjekëve shqiptarë në emigrim, ka nxitur sot ish-Kryeministrin Sali Berisha t’i kushtojë vëmendje të veçantë rastit të studentit edhe në konferencën “Sfida dhe vizione në shëndetësi” të organizuar nga PD dhe Fondacioni “Konrad Adenauer”.

Ndaj, fjalën e tij mjaft kritike, ish-kryeministri Berisha e mbylli me një mesazh të fortë drejtuar Kryeministrit:

“Nuk mund të lë, pa dënuar me ashpërsinë më të madhe, banditizmin që ka treguar dje ndaj studentit të Mjekësisë. Një akt i shëmtuar! Unë i them këtij gangsterri, që ke rrahur çdo student shqiptar me gjestin që ke bërë në sallën e diplomimit.

Pse?! Çfarë i tha ai?! – nënvizoi Berisha. – "Janë bileta për të shkuar në Gjermani!".  Ai i tha një të vërtetë. Dhe ky fut rojet dhe rreh studentin në sallë! 

Nda,j i shpreh solidaritetin atij studenti. Kërkoj ndjesë se mbase janë jashtë teme këto problem, por kreu i Meduzës, kanceri i vërtetë i mjekësisë shqiptare dhe i shqiptarëve është Edi Rama,” përfundoi ish-Kryeministri./ar.sh/SYRI.NET

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco