Meta publikon videon: Është mirë të mos e provojë askush kokëfortësinë time!

Meta publikon videon: Është mirë të mos e provojë askush kokëfortësinë time!

23:22, 19/02/2020
A+ Aa A-

Meta publikon videon: Është mirë të mos e provojë askush kokëfortësinë time!

Presidenti Ilir Meta ka publikuar pak minuta më parë një video me pamje nga aktivitete të ndryshme, ku ai ka marrë pjesë gjatë detyrës si kryetar i shtetit.

‘Besëlidhje, Së bashku në 2 mars’, ky është hashtagu i videos së shpërndarë nga zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi.

Ndërkaq, në fund të videos, me këngën “Për ty atdhe” në sfond dëgjohet Meta teksa thotë se është Presidenti i të gjithë shqiptarëve dhe nuk duhet të provohet kokëfortësia e tij.

“Ky është atdheu i të gjithë shqiptarëve. Është mirë të mos e provojë askush kokëfortësinë time për të mbrojtur interesat e vendit tim’, thotë Meta në fund të videos.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco