Bardhi publikon videon: Mbrojtja e Dakos, frikë e Ramës se mos anëtarët e bandës i hanë kokën

Bardhi publikon videon: Mbrojtja e Dakos, frikë e Ramës se mos anëtarët e bandës i hanë kokën

18:06, 16/02/2020
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi komenton deklaratën e bujshme të kryeministrit Edi Rama, I cili teksa ishte I ftuar në “Opinion” deklaroi plot krenari se, Vangjush Dako është dhe do të mbetet miku I tij, edhe sikur anëtari I Kryesisë së PS të përfundojë në burg.

Sipas numrit dy të selisë blu, kjo nuk është mbrojtje, por frikë e Ramës se mos anëtarët e bandës pendohen dhe I hanë kokën shefit.

“Këmbëngulje e Edi Ramës për të mbrojtur Vangjush Dakon nuk është vetëm arrogancë. Është frikë! Është frika e kreut të bandës, se mos anetarët e bandës pendohen dhe, për të shpëtuar nga burgu, i hanë kokën shefit!

Para frikës së humbjes së pushtetit kriminal dhe pasurimit të paligjshëm, para frikës së drejtësisë, Edi Rama hedh në kosh edhe Departamentin Amerikan të Shtetit, që ka shpallur non grata mikun e tij Vangjush Dako, me të cilin ai mban pushtetin në qarkun e Durrësit.

Koha e Edi Ramës ka mbaruar! Anija e tij po mbytet!”, shkruan Bardhi në reagimin e tij, raporton SYRI.net.

Por çfarë do të deklaronte të enjten mbrëma kryeministri Rama?

Vangjush Dako ka qenë, është dhe do të jetë miku im, që të jesh i qartë ti. S’mi përcakton Departamenti Amerikan i Shtetit kë kam mik dhe kë s’kam mik unë. Edhe në burg të shkojë të nesërmen, do të jetë miku im. Por me Vangjush Dakon as më ka kërkuar, as i kam kërkuar, nuk kam bërë kurrë asnjë shkelje të ligjit të Republikës së Shqipërisë".

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco