Ambasadorja amerikane takim me Ramën në kryeministri

Ambasadorja amerikane takim me Ramën në kryeministri

11:05, 13/02/2020
A+ Aa A-

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka shkuar sot sërish në zyrën e Kryeministrit Edi Rama. Nuk dihet arsyeja e kësaj vizite, e cila është e dyta pas vizitës së parë si prezantim që Kim bëri me Ramën dhe me të gjithë krerët e politikës shqiptare.

Por, kujtojmë se vetëm dy ditë parë, më 11 shkurt, Ambasada amerikane deklaroi se klima aktuale e biznesit po pengonte investimet e huaja dhe kërkoi nga qeveria shqiptare t'i shqyrtonte seriozisht këto sfida.

"Shpresojmë që qeveria e Shqipërisë të shqyrtojë seriozisht sfidat në mjedisin aktual dhe të zbatojë ndryshime të prekshme, për të tërhequr investimet e huaja shumë të nevojshme," thuhej në deklaratë.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco