'Kushtet e Bundestagut'/ Basha mbledh grupin për reformën zgjedhore: Shumë shpejt propozime konkrete

'Kushtet e Bundestagut'/ Basha mbledh grupin për reformën zgjedhore: Shumë shpejt propozime konkrete

16:51, 06/01/2020
A+ Aa A-

Kreu i opozitës Lulzim Basha mblodhi sot grupin e punës për çështjen e reformës zgjedhore, e cila është shpallur një nga prioritetet kryesore të Partisë Demokratike dhe opozitës.

Basha dhe aleatët e tij e konsiderojnë reformën zgjedhore si rrugën më të sigurtë për garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme. 

Burime të besueshme nga mbledhja e kreut të opozitës me përfaqësuesit demokratë të grupit të punës bënë të ditur se pritet që së shpejti Partia Demokratike të bëjë publike propozimet e veta për reformën zgjedhore, që do ti hapin rrugë një debati dhe konsultimi publik. 

Reforma zgkedhore nuk ka asnjë përparim, pavarësisht se është 1 nga 9 kushtet e Bundestagut për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian. 

Bundestagu ka kërkuar që reforma zgjedhore të kryhet me përfshirjen dhe konsensusin e të gjitha palëve politike, por PD dhe opozita bëjnë përgjegjëse kryeministrin Rama si pengues të saj. 

Edhe vendimin për të shtyrjen me 3 muaj të gjendjes së jashtëzakonshme, PD e interpretoi si një mekanizëm për të penguar reformën zgjedhore dhe zbatimin e saj, siç e kërkon Bundestagu, përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme parlamentare dhe lokale në të njëjtën ditë. 

Burime nga takimi pohuan se me propozimet konkrete për reformën zgjedhore, Partia Demokratike synon, veç të tjerash, të nxjerrë në pah edhe angazhimin e opozitës përballë mungesës së vullnetit të Edi Ramës për të miratuar me konsensus një reformë zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it. 

Rreth një muaj më parë, Unioni Ndërkombëtar Demokrat shprehu keqardhjen “për mungesën e vullnetit politik nga partia qeverisëse” dhe njësoj si PPE, i bëri thirrje qeverisë dhe opozitës “të ndërmarrin çdo përpjekje për ta tejkaluar në mënyrë të menjëhershme krizën e thellë politike nëpërmjet dialogut politik.”

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari06/01/2020 22:01

S'ka gje o Lul, ka kohe deri ne qershor 2021 per te bere reformen zgjedhore. Deri ne qershor 2021 vetem ti, kryesia e PD, kryetaret e opozites qe presin thjesht te marrin serish mandatet e deputeteve te opozites 2021 - 2025. Sepse shqiptaret opozitare po ikin e do te ikin cdo dite nga syte kembet. Shqiperia po boshatiset çdo dite e me shume nga votuesit opozitare. Çdo vonese eshte humbje per opoziten! Rama po fiton kohe! Rama po lutet per nje termet te dyte! Degjojeni Nikolle Lesin! Atij gjithmone i kane dale fjalet e parashikimet politike.

Askushi06/01/2020 21:51

Sa pa lezet u be ky grupi i burrave pa k°°°qe.....me Lulin qe i verdallis kot me kot....

Daj Jaku06/01/2020 20:41

Nuk pjerdh për propozime E Drama o Luuul, nuk i ka kap kot për qejf të gjitha institucionet e pushtetit Ed zullapi, i ka kap për të mos u larguar kurrë nga maja e plehut ka ka hypur. Nuk bojnë fajde propozimet o Luuul. Je duke bo lojën që i pëlqen atij zullapit. Ta hudhi nji herë ai me këto propozimet dhe me marrveshjen kokë më kokë. E ke thonë edhe vetë se po ta hudhi për së dyti është faji jot u Luuul. Në gjithë botën diktatorët rrëzohen me protesta, me rrevolucion, jo me ftesa për propozime ose për largim, ani kush se, E Drama, skicofreni bipolar si Hitleri. Lul, o dil ose hap krahun. Por edhe ti më duket se je kap fort tek pozicioni jot si kryetar i opozitës dhe nuk i përfill ftesat dhe propozimet për tu larguar me vullnet të mirë, njëlloj si zullapi E Drama. Ka mbi dy vjet që janë vërtetu vjedhjet masive të votave (edhe vota e blerë konsiderohet e vjedhme nga ligji). Po përsëris për së dyti fjalën e presidentit amerikan (e ka përsërit i pari Spartak Kiço Ngjela), kur preket vota e popullit, merren armët. Po u prek vota ka mbaru demokracia, diktaturat kurrë nuk janë rrëxu me mjete demokratike, me vota, sepse ato votat i vjedhin. Kur i shfaqën shqetësim Stalinit se si do votonte partia (sapo kishte vdek Lenini),ai qetësisht tha: "nuk ka rëndësi si voton partia, sepse neve numërojmë votat". Në Shqipëri E Drama numëron votat me zarin e vet GjelBiba, u vërtetua botërisht edhe në 30 Qershor kur u votua pa kundërshtar dhe votat u manipuluan haptas, u vodhën haptas në sytë e gjithë botës, e cila denoncoi (OSBE) dhe askush nuk e rrujti. Kjo "strategji" e jotja ka leju E Dramën me bo çfarë i ka dasht b***a, me kap të gjitha pushtete dhe me vjedh çdo kokërr leku që xhiron në Shqipëri.

Daj Jaku06/01/2020 17:55

Nuk pjerdh për propozime E Drama o Luuul, nuk i ka kap kot për qejf të gjitha institucionet e pushtetit Ed zullapi, i ka kap për të mos u larguar kurrë nga maja e plehut ka ka hypur. Nuk bojnë fajde propozimet o Luuul. Je duke bo lojën që i pëlqen atij zullapit. Ta hudhi nji herë ai me wto propizimet dhe me marrveshjen kokë më kokë. E ke thonë edhe vetë se po ta hudhi për së dyti është faji jot u Luuul. Në gjithë botën diktatorët rrëzohen me protesta, me rrevolucion, jo me ftesa për propozime ose për largim, ani kush se, E Drama, skicofreni bipolar si Hitleri. Lul, o dil ose hap krahun. Por edhe ti më duket se je kap fort tek pozicioni jot si kryetar i opozitës dhe nuk i përfill ftesat dhe propozimet për tu larguar me vullnet të mirë, njëlloj si zullapi E Drama. Ka mbi dy vjet që janë vërtetu vjedhjet masive të votave (edhe vota e blerë konsiderohet e vjedhme nga ligji). Po përsëris për së dyti fjalën e presidentit amerikan (e ka përsërit i pari Spartak Kiço Ngjela), kur preket vota e popullit, merren armët. Po u prek vota ka mbaru demokracia, diktaturat kurrë nuk janë rrëxu me mjete demokratike, me vota, sepse ato votat i vjedhin. Kur i shfaqën shqetësim Stalinit se si do votonte partia (sapo kishte vdek Lenini),ai qetësisht tha: "nuk ka rëndësi si voton partia, sepse neve numërojmë votat". Në Shqipëri E Drama numëron votat me zarin e vet GjelBiba, u vërtetua botërisht edhe në 30 Qershor kur u votua pa kundërshtar dhe votat u manipuluan haptas, u vodhën haptas në sytë e gjithë botës, e cila denoncoi (OSBE) dhe askush nuk e rrujti. Kjo "strategji" e jotja ka leju E Dramën me bo çfarë i ka dasht b***a, me kap të gjitha pushtete dhe me vjedh çdo kokërr leku që xhiron në Shqipëri.

I deleguari06/01/2020 17:01

Cdo kush e ka degjuar dhe e di cdo te thote shprehja “sillesh si pordha neper breke” , por qe ta besh ket veprim per 6-7 vjet rresht dhe jo vetem ne menyre figurative, vetem Lul Olandezin kam pare!

Shto koment

Denonco