Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

‘Tërmeti tragjik, ktheu sytë e BE-së nga Shqipëria’/ Duma: Godinat e rrëzuara ‘vend krimi', prokuroria nuk veproi

‘Tërmeti tragjik, ktheu sytë e BE-së nga Shqipëria’/ Duma: Godinat e rrëzuara ‘vend krimi', prokuroria nuk veproi

18:36, 14/12/2019
A+ Aa A-

E ftuar në “News 24”, Grida Duma, ish-deputetja e PD, ka vlerësuar se pavarësisht punës së keqe të Ramës në këto ditë tragjedie, Shqipëria mund të ketë sukses në hapje negociatash.

Ajo u shpreh se edhe pse tërmeti ishte një fatkeqësi, tragjedia bëri që BE të kthejë sytë nga Shqipëria.

“Ndoshta ky moment bën që Shqipëria të jetë në fokus të investimeve nga BE. Unë mendoj se Makron ka një filozofi të tijën personale për BE. Makron nuk pranon faktin që Shqipëria të jetë vendi i dytë në botë, për sa i takon azilantëve politikë. Fajin nuk e kanë njerëzit që kërkojnë azil, por ata kaq mundësi kanë. Unë shikoj sinjale pozitive për hapje të negociatave. Unë besoj se solidariteti europian do të vijë nga gjendja e rëndë që vjen nga Shqipëria. Ndoshta tërmeti ishte kostoja që Shqipëria të ndihmohet nga BE-ja. Opozita do të kompensojë familjet e prekura. Po ashtu, opozita ka dërguar në terren edhe grupe, të cilat kanë marrë konstatime për shumë raste që nuk janë ndihmuar nga qeveria. Opozita po gjendet në të gjitha zonat dhe po inspekton vazhdimisht. Opozita po bën balancën dhe duhet ta bëjë patjetër balancën jo vetëm në rast katastrofash”, ka thënë Grida Duma.

Po ashtu, sipas Dumës, ajo vlerësoi se për fajtorët e pasojave të tërmetit nuk duhet bërë gjueti shtrigash.

Ndërtesat e shkatërruara duhet të ishin vend krimi, kurse prokuroria duhet të vepronte më shpejt.

“Në momentin që kishim humbje jete, godinat që u rrëzuan konsiderohen vendngjarje e krimit, por duhet të kishte vepruar që në momentin e parë dhe nuk veproi. Nëpërmjet një fatkeqësie nuk duhet të fshehim një tjetër”, deklaroi Duma.

Grida Duma theksoi se Rama bën batuta edhe në kohë tragjedia, duke e bërë situatën akoma edhe më të rënda.

Ajo nënvizon se Shqipëria është kthyer në një vend, ku ka humbur shpresa për të ardhmen.

“Rama fliste për bashkëpunim. Po çfarë bashkëpunimi? Opozita nuk ka bërë shoë nga tragjedia. Nuk mund të bësh shou nga tragjedia. Dhjetë orë ndjekje e kryeministrit kur të presësh atë sesi bën batuta. Batuitat e Ramës banalizojnë tragjedinë. Banalizimi i tragjedisë është të mësohesh me të, kjo do të thotë se të mos e rimëkëmbësh vendin. Njerëzit nuk ikin menjëherë nga Shqipëria, edhe për faktin se shohin dritë të kuqe. Neve na ka ikur shtresa e mesme. Ne po humbim njerëzit më të vyer dhe ne nuk e dimë se me kë do ta bëjmë këtë vend. Opozita duhet të shikojë objektivisht. Ne nuk kemi bërë gjueti shtrigash”, tha Duma.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco