Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

PISA, e vërteta ulëritëse e arsimimit të fëmijëve tanë

PISA, e vërteta ulëritëse e arsimimit të fëmijëve tanë

12:35, 12/12/2019
A+ Aa A-

Nga Luçiano Boçi.

Publikimi i rezultateve të Programit për Vlerësim Ndërkombëtar të Nxënësve i njohur si PISA për 2018, i cili mbahet çdo tri vite, zbuloi gjendjen katastrofike të arsimit në Shqipëri.

Nga secili shtet që merr pjesë në PISA përzgjidhet një mostër përfaqësuese e nxënësve 15-vjeçarë që i nënshtrohen testit. Prandaj, konsiderohet se rezultatet e testit, reflektojnë gjendjen reale të sistemit të arsimit dhe mundësojnë krahasimin në mes të shteteve. Kjo matje bëhet në tri disiplina/fusha: lexim, matematikë dhe shkenca të natyrës. Në secilin cikël të PISA-s, një nga fushat është në fokusin kryesor të vlerësimit, pra është “fusha kryesore”.

Për 2018 fusha kryesore ishte “reading”.

Vendi ynë u rendit i 61 nga 77 vende pjesëmarrëse (pa Spanjën).

Krahasimisht me 2015, ku Shqipëria u rendit e 52 nga 71 vende, shihet një rënie dramatike.

Pasojat e të ashtëquajturave reforma kurrikulare, tekstesh apo ligjore, duken qartë që janë me përmasat e një tërmeti shkatërrimtar.

Rezultati reflekton të gjitha alarmet tona për kaosin në arsim dhe paaftësinë e kabineteve Rama në dy mandate.

Ndërkohë asnjë reagim nga Ministria e Arsimit dhe as nga Rama.

Një heshtje varri për të varrosur të vërtetën lemeritëse.

Nuk janë më ato tam-tam-et e 2015, ku debati ishte i fortë për shkak se ngjitja e Shqipërisë në klasifikim ishte pasojë e asaj cka ishte bërë deri në 2013.

Pasojë që Rama u mundua ta trumbetojë si sukses të vetin.

Ndërsa sot që rezultati katastrofik dëshmon dështimin e politikave të tij e propagandës së tij, të Nikollës dhe Besës, të gjithë heshtin sikur nuk ka ndodhur asgjë.

Kjo është e vërteta ulëritëse e arsimimit të fëmijëve tanë.

Pasoja që këta kanë sjellë në arsim është e tmerrshme dhe riparimi i saj nis me largimin e “mjeshtrit të mashtrimit” dhe shpurës së të paaftëve.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco