Rama në QSUT: Veprimtari inxhinierike armiqësore! Tendera, tendera

Rama në QSUT: Veprimtari inxhinierike armiqësore! Tendera, tendera

10:39, 10/12/2019
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama vizitoi të martën ambientet e brendshme të Qendrës Spitalore më të madhe në vend, duke parë nga afër dëmtimet.

Pasi inspektoi dëmtimet, Rama përsëriti se këto punime janë bërë shkel e shko vetëm për të marrë tendera.

Ç’e pyet. Shto ujë dhe shto miell, tendera, tendera. Tendera,” tha Rama.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e njoftoi se për fat asnjë pacient nuk është dëmtuar.

Kjo është veprimtari inxhinierike armiqësore,” tha Rama.

Ndërkohë, Rama tha se qeveria po punon për të lidhur një marrëveshje me një kompani turke që merret me ndërtime të banesave antisizmike dhe ekologjike, që kanë kosto të ulët. Rama tha se përveç shtëpive, të prekura nga tërmeti, po shihet mundësia që kjo kompani të ndërtojë edhe qendra shëndetësore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco