Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

FOTO/ Njeriu që dikur shkelte aty ku faleshin besimtarët, sot citon Kuranin

FOTO/ Njeriu që dikur shkelte aty ku faleshin besimtarët, sot citon Kuranin

19:14, 08/12/2019
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama mbajti një konferencë me investitorët në Turqi, pas takimit me Presidentin Recep Tayyip Erdogan.

Gjatë fjalës së tij, Rama iu kërkoi ndihmë turqve për të dalë nga gjendja e jashtëzakonshme në të cilën ndodhet vendi pas tërmetit katastrofik të 26 nëntorit.

Ndër të tjera, Rama iu drejtua donatorëve turq, duke cituar Kuranin dhe duke përmendur Allahun.

“Njerëzit që Allahu do më shumë janë ata që janë të dobishëm për të tjerët dhe kushdo ndihmon një njeri në vështirësi, Allahu do ta lehtësojë nga vështirësia në ditën e ringjalljes”, tha Rama.

Por citimi i tij është ironizuar nga ish kryeministri Sali Berisha, i cili publikon edhe një foto ku po Rama shfaqet arrogant dhe mospërfillës teksa shkel mbi tapetin ku faleshin qytetarët në qendër të Tiranës.

 “Ky eshte mesazhi i besimtarit musliman per Edvin Mafine: Shkon në Stamboll dhe reciton fjalët e Kuranit, por harron se është po i njëjti sharlantan që dje shkelte me këpucë plot arrogancë mbi sexhdet e Muslimanëve mu në mes të Tiranës!”, shkruan Berisha në mesazhin e tij.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari08/12/2019 22:01

Po keto fjale te KUHRAN te cituara nga KM a kane vlere dhe fuqi per vete Ramen si njeri? A eshte Rama i dobishem per shqiptaret? A do ta lehtesoje Allahu Ramen nga gjemat qe i ka bere dhe po i ben arnauteve dhe Arnautllekut apo Albanistanit?

Tyryry08/12/2019 21:19

I ka ngjarë babait shpirtëror, Hoxhës, ai masakroi fenë dhe përfaqësuesit e të gjitha feve......janë të njëjtët harbutë të 50 vjeçarit...

Shto koment

Denonco