Çfarë fsheh hezitimi i Ramës për ftesën e Macron pas tërmetit

Çfarë fsheh hezitimi i Ramës për ftesën e Macron pas tërmetit

14:28, 07/12/2019
A+ Aa A-

Franca ka propozuar që të organizohet në Paris konferenca e mbledhjes së donacioneve për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri.

Ashtu siç raporton Dojçe Vele, qeveria shqiptare akoma nuk është shprehur për këtë ofertë, edhe pse duhej të ishte e para që do e pranonte sepse në këto ditë të zeza, kjo ofertë do ishte shumë e mirëpritur.

Normalisht ekziston mundësia që kryeministri Edi Rama ta pranojë këtë ofertë të Parisit, megjithatë hezitimi i këtyre orëve fsheh nga pas diçka tjetër.

Në Londër, aty ku e bëri deklaratën se është gati për të mbajtur konferencën e donatorëve për Shqipërinë, presidenti francez Emmanuel Macron këmbënguli sërish se nuk ka ndërmend të pranojë nisjen e negociatave me Shqipërinë pa reformë të thellë të procedurave të anëtarësimit.

Ekspertët shohin te ky qëndrim i Macron sinjale të qarta se ai i do shqiptarët dhe nuk e ka personale me ta.

Nga ana tjetër, kryeministri shqiptar Edi Rama është munduar që ta shesë ndryshe dështimin e tij për nisjen e negociatave. Mediat rreth tij kanë shënjestruar presidentin Macron jo rrallë, madje kjo u duk edhe në prag të ndeshjes mes Shqipërisë dhe Francës.

Megjithatë Macron edhe në një rast tjetër, kur ai foli për revistën ‘Economist’, la të kuptohej se kishte mbajtur krahun e shqiptarëve. Ai tha se nuk pranoi poshtërimin e Shqipërisë duke e ndarë me Maqedoninë e Veriut sepse gjysma e shteteve të BE-së ishin kundër Tiranës. Macron tha se nuk e bëri këtë sepse e dinte se shqiptarët do ndjeheshin keq kudo që janë në botë.

Në të dy rastet, për ekspertët, Macron po tregon qartë se është në krah të qytetarëve shqiptarë. Atëherë problemi ngelet tek qeverisja e vendit.

A është kjo arsyeja se përse po heziton Tirana? A druhet Edi Rama se njerëzit do e kuptojnë akoma më qartë se Macron nuk e ka me ta, por me atë? Analiza duket e thjeshtë, gjërat e tjera do sqarohen në ditët në vijim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari07/12/2019 16:25

Shenjat dhe simptomat e çrregullimit të personalitetit te narciistit dhe ashpërsia e simptomave - Kane një sens të ekzagjeruar të vetë-rëndësisë - Kane një sens të drejtës dhe kërkojne admirim të vazhdueshëm, të tepruar - Presin që të njihet si epror edhe pa arritje që e garantojnë atë - Jane të preokupuar nga fantazitë në lidhje me suksesin, fuqinë, shkëlqimin, bukurinë apo bashkëshortin e përsosur - Besojne se ata janë superiorë dhe mund të lidhen vetëm me njerëz po aq të veçantë - Monopolizojne bisedat dhe dobësojne ose shikojne poshtë njerëzit që i perceptojnë si inferiorë - Presin favorizime të veçanta dhe respektim të padiskutueshëm me pritjet e tyre - Përfitojne nga të tjerët për të marrë atë që dëshirojnë - Kane një paaftësi ose gatishmëri për të njohur nevojat dhe ndjenjat e të tjerëve - Bëhen ziliqare ndaj të tjerëve dhe besojne se të tjerët i kanë zili - Sillen në një mënyrë arrogante ose fodulle, duke u hequr si mendjemadh, mburravec dhe pretendues - Këmbëngules per të patur per veten më të mirën e gjithçkaje - për shembull, makinën apo zyrën më të mirë Në të njëjtën kohë, njerëzit me çrregullim të personalitetit narcistik kanë probleme të trajtojnë çdo gjë që ata e perceptojnë si kritikë, dhe ata mund te: - Bëheni të padurueshëm ose të zemëruar kur nuk marrin trajtim të veçantë - Kane probleme domethënëse ndërnjerëzore dhe lehtësisht ndjehen të lehtësuar - Reagojne me tërbim ose përbuzje dhe përpiqen qe ta ulin ose ofendojne personin tjetër për ta bërë veten të duken superior - Kane vështirësi në rregullimin e emocioneve dhe sjelljes - Përjetojne probleme të mëdha që merren me stresin dhe përshtatjen ndaj ndryshimit - Ndjehen të dëshpëruar dhe me humor sepse nuk i përkasin përsosmërisë - Kane ndjenja të fshehta të pasigurisë, turpit, dobësisë dhe poshtërimit Gjejeni vete se cili person i ka te gjitha keto cilesi dhe karakteristika

Shto koment

Denonco