Protokolli i një nate/ Nga kaosi në hyrje deri te thirrjet ‘Rama ik’

Protokolli i një nate/ Nga kaosi në hyrje deri te thirrjet ‘Rama ik’

12:38, 18/11/2019
A+ Aa A-

Ndeshja e Shqipërisë me Francën duhej të sillte një atmosferë krejt tjetër në stadiumin e ri të Shqipërisë.

Megjithatë, shija e hidhur mbeti nga fillimi deri në fund. Më poshtë është protokolli i një nate që do mbahet mend.

-80 minuta përpara se të niste ndeshja, nisin të futen në stadium gazetarët. Por policia nuk i lejon, duke mos pranuar dokumentet e tyre. Një vëzhgues i FSHF-së habitet, por policia justifikohet me faktin se... po flet Rama në ceremoninë e inaugurimit.

-Kontrolli është shumë i rreptë, sidomos për eksploziv. Shumë rrugë të Tiranës janë bllokuar. Ngjan si shtetrrethim.

-Në stadium janë ftuar edhe personat invalidë. Por ka një problem të vogël... nuk funksionojnë ashensorët.

-Ende pa hyrë ekipet në fushë për nxehjen, shpërthejnë spërkatësit e ujit në drejtim të tifozëve. Rrebeshi i zemëron tifozët, që duhet të lagen edhe në stadium të mbuluar.

-Ekipet zbresin në fushë dhe tifozët vendosin të fishkëllejnë himnin francez, si një shenjë revolte për atë që ndodhi në Francë në ndeshjen e parë.

-Vetëm pak minuta përpara se të niste ndeshja, teksa të gjithë prisnin me padurim, i gjithë stadiumi nis të brohorasë: Rama ik. Thirrja zgjat për disa çaste.

-Në stadium nisin të shpalosen banerat. “Rama ik”, “Mbroni Shqipërinë”, “Hiqni duart nga Kosova”, “Hallexhinjtë” dhe “Këtu shqiponjat kanë folenë” shfaqen në stadium. Të gjitha me ironi e mesazhe politike brenda.

-Nis ndeshja, por nuk ka... tabela elektronike. Gazetarët e huaj dhe shqiptarë e bëjnë vetë kronometrimin.

-Fusha duron vetëm 17 minuta dhe plisat e barit nisin të ngrihen lart. Gropat shfaqen kudo.

-Pavarësisht atmosferës elektrizuese, francezët janë qartësisht favoritë dhe na mposhtin më rezultatin 0-2. Disa tifozë nisën të braktisin stadiumin para fundit të sfidës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

tafil18/11/2019 12:53

po eshte turp o monstra

Shto koment

Denonco