Kajmaku u shpëton 13 aksioneve/ Nga i mbrojturi i Ramës në banditin më të kërkuar

Kajmaku u shpëton 13 aksioneve/ Nga i mbrojturi i Ramës në banditin më të kërkuar

14:28, 17/11/2019

Agim Kajmaku, ish-kryetari i Bashkisë së Vorës vijon t’i sfidojë forcat e rendit, duke qëndruar në arrati.

Nga data 11 nëntor ku, edhe u zyrtarizua shpallja në kërkim me vendim gjykate, Kajmaku i ka shpëtuar më shumë se 13 aksioneve policiore për kapjen e tij.

Kontrolle të forcave të policisë janë kryer në Fushë –Prezë dhe rrethinat e Prezës, por pa rezultat. Uniformat blu pretendojnë se kanë bërë përpjekjet maksimale për të prangosur Kajmakun sikur të ishte banditi më i kërkuar i momentit dhe jo një ish- kryetar bashkie deri pak ditë më parë i mbështetur gjerësisht nga Edi Rama dhe Taulant Balla.

Dyshimet janë se, kushti i vetëm që Kajmaku të dorëzohet vullnetarisht dhe të vihet para drejtësisë është nëse atij i sigurohet që hetimet do të ndiqen në gjendje të lirë.

Për këtë arsye, edhe avokati i ish-kreut të bashkisë së Vorës, ka apeluar vendim e Gjykatës së Tiranës, duke kërkuar një masë më të lehtë për klientin e tij.

Paradoks në këtë histori është fakti që Kajmaku i shpëtoi arrestimit të Forcave Operacionale Speciale, ndërsa në fshehtësi të plotë arrin para noterit të lëshojë prokurën e tij për të bërë apelimin e vendit, “arrest me burg” të dhënë nga shkalla e parë.

Edhe më herët prokuroria dhe policia kanë negociuar për të bërë të mundur dorëzimin vullnetar të Kajmakut, i cili u zgjodh në 30 qershor nga radhët e mazhorancës për të drejtuar bashkinë e Vorës. Ai cilësohet si kryebashkiaku më jetëshkurtër që ka mbajtur atë post, pas denoncimeve publike që bëri Partia Demokratike. Nga hetimet rezultoi se 48-vjeçari nuk kishte raportuar në formularët e dekriminalizimit se ishte në një proces gjyqësor në Greqi.

Prokuroria pohon se Kajmaku është nën hetim edhe për ushtrim të funksioneve pas dhënies fund të detyrës duke qenë se ka shkarkuar dy nënkryetarë te bashkisë pikërisht ditën kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ndërpreu mandatin, si edhe ka shpërdoruar detyrën. Ende mbetet mister se kush e nga instancat shtetërore vuri në dijeni 48-vjeçarin që t’i shpëtonte drejtësisë, pasi ndaj tij kishte një urdhër-arresti nga Gjykata e Tiranës. Për këtë arsye, po verifikohen nga Sh.Ç.B.A., oficerët e policisë gjyqësore si edhe zinxhiri komandues i Policisë së Tiranës nëse ka pasur rrjedhje të informacionit për rastin Kajmaku./abcnews.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Lali17/11/2019 14:56

Ky i gjati sikur garantoi qe nuk do kishte me "ka ikur ne drejtim te paditur...". Dhe si per ironi ketij jo vetem qe i dalin bashkepunetoret kriminele dhe ne kerkim policor por i ikin dhe ne drejtim te paditur.....

Shto koment

Denonco