‘Meta diga e fundit e mbrojtjes së demokracisë dhe Kushtetutës’

‘Meta diga e fundit e mbrojtjes së demokracisë dhe Kushtetutës’

10:32, 16/11/2019

I ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan, analisti Andi Bejtja lidhur mbi pyetjen “Gjykata Kushtetuese/ A po bën Rama numrat për shkarkimin e Metës?”, tha se Meta është diga e fundit për mbrojtjen e demokracisë dhe Kushtetutës.

“Meta është diga e fundit për mbrojtjen e demokracisë dhe të Kushtetutës. Kjo situatë në një lloj diktature, vë në provë dhe çdo njeri, vë në provë dhe prokurorin, dhe mua, dhe ty”, tha Bejtja.

Ndërsa Armand Shkullaku pohoi që Rama ka kapur tashmë të gjitha pushtetet.

“Jam dakort me Bejtjen. Ilir Meta ka ngelur i vetmi institucion që në të gjitha rastet që ka ndërhyrë, ka folur në emër të ligjit dhe institucionit. Unë mendoj që Rama po i bën numrat jo thjeshtë për shkarkimin e Metës”, tha Shkullaku.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco